Para afro 66 mln vitesh një meteorit gjigant ka rënë në Tokë dhe ka hedhur kaq shumë pluhur se e ka ndërprerë lëvizjen e dritës së diellit. Kataklizmi ka shkaktuar një ferr të vërtetë ekologjik. Si rrjedhim i kësaj dinozaurët kanë vdekur dhe në skenën e evolucionit ka dalë njeriu i lashtë. Sot krateri i frikshëm i quajtur Çiksulub, shtrihet në fundin e oqeanit afër Gjirit Meksikan dhe ende e tërheq vëmendjen e shkencëtarëve – si një mundësi për t’i zgjidhur sekretet kozmike, por dhe si një alarm për rrezikun e mundshëm.
Çdo një pjesë e meteoritit fsheh në vetvete një çast të ngrirë prej parahistorisë së Sistemit Diellor. Prandaj edhe njerëzit nga mbarë bota e rrezikojnë nganjëherë jetën e vet, që të arrijnë t'i gjejnë dhe t'i mbajnë pak me duar. Koleksionisti i meteoritëve Georgi Penev thotë se që të mbledhësh shkëmbinj kozmikë nuk duhet të jesh aventurier. Mirëpo, po të mos jesh aventurier, nuk mund të shkosh dhe t’i kërkosh, sepse përveç njohurive, forcës fizike dhe durimit, kërkohet guxim.
“Mund të gjesh më lehtë meteoritë në shkretëtirë dhe më vështirë në rajonet me bimësi të dendur – na tregoi ai.– Para pak kohe kisha një ekspeditë deri në Marok duke e kërkuar meteoritin e njohur të hekurt Taza. Ekspedita ishte ndërprerë nga një stuhi e madhe shkretëtire. Këto stuhi janë shumë të rrezikshme, nganjëherë mund të vazhdojnë disa javë dhe njeriu duhet të largohet menjëherë nga regjioni, ose të gjejë strehim të sigurt. Ne e gjetëm këtë strehim te nomadët. Atje gjetëm disa pjesëza, të cilat në fakt ishin mbeturina të braktisura nga kërkuesit e tjerë. Mirëpo, në fakt është interesante vetë aventura – kërkimi i meteoritëve, komunikimi me popullsinë vendase. E gjithë kjo është një përjetim i mrekullueshëm, por i rrezikshëm. Gjatë tërë kësaj kohe je i vetëm me të gjitha frikët e veta dhe arrin ta gjesh vetveten.”
Georgi Penev u pasionua pas këtij hobi pasi pa një film për dy kërkues meteoritësh. 17 vjet më vonë ai zotëron një koleksion të pasur me mbi 120 eksponate, ndër të cilat më të vlershmet janë dy meteoritë marsianë. Georgi shfaq interes të madh ndaj hondriteve të karbonit, sepse supozohet se pikërisht ato e kanë transferuar jetën në Tokë.
Meteoriti i tij i parë u përket të ashtuquajturave “hondrite të zakonshme” – një materie primare e moshës 4,5 mlrd vjeç, sa është dhe Dielli.
“Çdo vit kudo në botë bien meteoritë – ndoshta qindra kilogramë bashkë me pluhurin kozmik – thotë gjithashtu koleksionisti. – Shumica e tyre humben për gjithmonë në dete dhe oqeane, por megjithatë ka të tillë të cilët arrijnë në tokë dhe ndokush i gjen. Mirëpo, rreziku është i madh. Prandaj edhe organizata “Asteroid Day” përdor një rrjet prej astronomësh dhe vullnetarësh në mbarë botën, që ta ndjekë trajektoren e të gjitha objekteve – pjesë të mëdha prej shkëmbinjsh, të cilat e kërcënojnë planetin tonë. Sipas statistikës tani për tani është zbuluar vetëm 1 për qind e asteroideve potencialisht të rrezikshme dhe numri i tyre është 1 mln, ndërsa ato të mbikëqura janë vetëm 10 mijë. Kështu qe rreziku ekziston vazhdimisht, por për fat të keq nuk mund të bëjmë asgjë.”
Meteoritët më të rrezikshëm në kohën e sotme janë ai i Tungurit, i cili ka rënë në vitin 1908 në Krasnojarsk, dhe ai në Çeljabinsk në vitin 2013. Për forcën e goditjes së shkëmbinjve kozmikë në të kaluarën dëshmojnë edhe krateret e mëdha.
“Për fat të mirë njerëzimi ende nuk është ndeshur me kataklizëm të tillë”, komenton Georgi Penev dhe shton:“Mirëpo, duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilat lëvizin objektet në Sistemin Diellor, në një moment mund të jetë e pamundur të kundërvihemi. Sidomos sa u përket objekteve më të vogla, sepse ato mbikëqyren më vështirë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: meteorites.bg
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..