Galeria e Arteve Figurative e Sofjes paraqet koleksionin e vet prej video-artit modern bullgar. Ekspozita paraqet seleksionimin e video-veprave prej fondit të galerisë, të cilat komentojnë probleme sociale në shoqërinë bullgare gjatë viteve të fundit. Galeria e Arteve Figurative ka ruajtur mbi 50 video nga periudha 2008-2018.
Qëllimi i ekspozitës është që të studiojë përmbajtjen e tyre si pasqyrim i temave mbi të cilat kanë punuar piktorët bullgarë nga vitet 90 të shekullit të kaluar deri tani. Në kuadrin e një muaji vizituesit mund të njihen me video-krijimtarinë e shumë autorëve si Olivie Barden, Mariana Vasileva, Daniella Kostova, Cvetan Krëstev etj. Ekspozita realizohet me bashkëpunimin e Goethe Institutit.
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..