Në lidhje me njoftimet se australiani, i cili vrau dhe plagosi dhjetëra njerëz në Zelandën e Re, 4 muaj më parë ka qenë në Bullgari, Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov deklaroi për Radion Kombëtare Bullgare nga Shtetet e Bashkuara se midis 9 dhe 15 nëntorit vjet sulmuesi me të vërtetë ka qenë në Bullgari, por nuk ka pasur kontakte me qytetarët vendas dhe në këtë etapë mund të pohohet , se vizita ka qenë vetëm me qëllim turizëm. Deklarata erdhi pasi në bazë të të njëjtit shkak Kryeministri Bojko Borisov zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme me drejtoritë e prokurorisë, me Agjencinë Shtetërore për Siguri Kombëtare, me Drejtorinë e Përgjithshme për Luftë kundër Kriminalitetit të Organizuar dhe me policinë. Marinov ndodhet në Shtetet e Bashkuara për takime me shefat e Byrosë se Hetimeve Federale (FBI), Secret Service dhe zyrat për siguri kufitare. Pritet që të vizitojë po kështu kufirin me Meksikën, që të mund të shikojë pajisjet nëpër kufirin jugor amerikan. Ideja është që të shihet përdorimi eventual i përvojës gjatë kundër veprimit të presionin të imigrantëve ndaj Bullgarisë.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..