Eksperimente invitro vërtetojnë efektin e madh kundër kancerit të ekstraktit të kanabisit, shpjegoi doc. Iva Ugrinova, drejtoreshë e Institutit të Biologjisë Molekulare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Ekipi i saj, i cili punon mbi programin shkencor kombëtar “Mjete inovative të ulëta toksike dhe mjete aktive biologjike për mjekësi precize”, ka përdorur kanabidiol të nxjerrë nga kanabisi dhe ka trajtuar me të qelizat e kancerit të gjirit, mushkërive dhe qafës së mitrës. Lënda natyrore ka efekt të qartë toksik mbi qelizat, që mund të krahasohet me citostatikat sintetikë. Në një etapë më të vonshme ekipi do të përpiqet të konstatojë mekanizmat me të cilat kanabidioli i vret qelizat e kancerit. Shkencëtarët saktësojnë se kanabidioli është blerë nga një firmë e huaj, sepse në Bullgari puna me produkte prej kanabisi është ndaluar. Shkencëtarët shpresojnë se ky kufizim për përdorimin e kanabisit do të rishqyrtohet, sepse në këtë mënyrë vështirësohet puna e tyre.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..