Shoqata e Kapitalit Industrial kërkon ndryshime në arsimin bullgar, në mënyrë që të përmirësohet lidhja me tregun e punës. Një nga masat është matura e detyrueshme e matematikës. Që të mund të kemi inxhinierë të mirë me diploma universitare, duhet të ketë njerëz të rinj të përgatitur mirë në shkencat matematike dhe natyrore, tha Vasill Velev nga Shoqata e Kapitalit Industrial . Punëdhënësit mendojnë se propozimi i tyre mund të hasë kundërshtimin e prindërve. Velevi tha se 68% e punëdhënësve tek ne kanë probleme për shkak të mengesës së kuadrove të kualifikuara, derisa përqindja mesatare në botë është 45. Bullgaria është në një nga vendet e fundit në Bashkimin Evropian për nga produktiviteti i punës.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..