Pas pseudonimit Sobeiro qëndron familja e Daniellës dhe Sëbinit, të cilët me ndjesën e tyre të pagabueshme të krijuesve të vërtetë dhe me një shpirt të gjerë i ndihmojnë krijuesit unikalë bullgarë, duke qëndruar pas ideve, fantazisë dhe punëdashësisë së çdo një bashkatdhetarit tonë, që ka vendosur të shprehë veten e vet përmes talentit që ka.
Çdo gjë fillon në momentin kur Daniella dhe Sëbin ikin nga qyteti i madh dhe shkojnë për të jetuar në një vend të qetë, që provokon dëshirën e tyre për të krijuar. Duke menduar sesi të realizojnë veprat e veta fillojnë të lexojnë, se cila gjë është e rëndësishme gjatë prezantimit të prodhimeve në Internet. Kjo u harxhon pothuajse 2 vjet. Me kalimin e kohës krijuesit formojnë një strategji, por në një moment u bën përshtypje se në shumë prej grupeve nuk lejohet ndarja nga faqja krijuese dhe reklamimi.
"I thamë njëri tjetrit se nuk mund të jetë kështu! Dhe kështu vendosëm të bëjmë një grup në Facebook, në të cilën çdonjëri i cili ka marrë përsipër iniciativën të krijojë diçka me zemër dhe shpirt, të mund ta tregojë nga faqja e vet, ndërsa ne me përvojën tonë dhe dijet që kemi ta ndihmojmë, që të mund ta realizojë - nënvizon Sëbin. Filluam t’i organizojmë gjërat kështu që të mund të gjenerojmë trafik drejt faqeve krijuese të njerëzve. Në një moment grupi u bë mjaft i madh dhe mund të pohoj se ai u bë një nga grupet më të mëdha bullgare në Facebook për krijimtari lidhur me punimin me dorë - qeramikë, qëndisje, punim i bizhuterive, artet e bukura e të tjera."
Daniella dhe Sëbin nuk ndalen këtu. Që t’i stimulojnë njerëzit akoma më shumë, vendosin të prezantojnë absolutisht falas veprat unikale në faqen Kauza “Krijues bullgar”. Zgjedhin mjeshtër me ide jostandarde dhe krijues, të cilët tregojnë një qëndrim të vërtetë ndaj asaj të cilën e krijojnë. Kurse ideja e faqes është që të bëhet një skaj i veçantë, ku njeriu mund të shijojë bukurinë dhe stilin dhe në çdo një moment të dijë se ka vend që ku mund të zgjedhë një peshqesh unikal për veten e vet, për shtëpinë ose për një njeri të dashur.
"Fillimisht kishim dëshirë që çdo javë të prezantojmë nga një krijues, të ndajmë nga 1 javë kohë për më të shquarit, më të dalluarit prej tyre - sqaron Daniella. Por doli se përgatitja e një interviste prej gjysmë ore, grumbullimi i materialit prej fotografive, përpunimi i tyre kërkon mjaft kohë, përgatitja e një videoje më harxhon 3 ditë kohë. Përveç kësaj, gjatë gjithë javës gjatë së cilës prezantohet ky krijues, ne jemi të angazhuar 100% , që të ndjekim se çfarë ndodh, të provokojmë publikime, të cilat të tërheqin trafik drejt faqes. Kështu që për 1 vit kemi prezantuar 6 krijues. Gjërat bëhen mjaft ngadalë, por efekti është mjaft i madh, vetë krijuesit tregojnë se kanë fituar popullaritet pas prezantimit të tyre në faqen tonë."
I dykuptimtë është dhe qëndrimi ndaj krijimtarisë me dorë në Bullgari:
"Nuk mund të kërkojmë që të gjithë të vlerësojnë një gjë të cilën nuk e kuptojnë. Nganjëherë njeriu kupton se ndokush ka bërë diçka, por nuk mund ta ndiejë, nuk ka përvojën e duhur, potencialin e nevojshëm emocional dhe shpirtëror. Kurse krijimi i një gjëje me dorë është diçka tjetër - kjo është ndjenjë, energji dhe jo që të gjithë njerëzit i zotërojnë. Por deri në një shkallë të madhe puna e dorës është e vlerësuar" - thotë Sëbin.
"Mendoj se në Bullgari ka një shije tepër fine ndaj punimit me dorë. Bullgari është gati dhe ecën nëpër këtë rrugë - të fillojë të vlerësojë gjërat e bukura dhe të rrethohet me anë të tyre - shënon Daniella. Në fakt, ne i ndihmojmë krijuesit, sepse e dimë sesi ta bëjmë këtë. Çfarë është kuptimi të dimë diçka, në qoftë se nuk ua japim njerëzve? Pikërisht prandaj bëmë faqen Kauza ”Krijues bullgar”- që të mund të transmetojmë dijen tonë atyre, të cilët kanë nevojë prej saj."
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar 90-vjetorin e lindjes së tandemit krijues. Vepra historike e Christos, pjesë e koleksionit të muzeut - "..
Më 1 nëntor – Ditën e Iluministëve Kombëtarë, sheshi “Gina Kunçeva” në Sofje gjallërohet në një mënyrë të pazakontë. Që nga ora 12:00, Bashkia e Rajonit “Oborishte” dhe Fondacioni “Iluministet” hapin muzeun e parë interaktiv në ambient të hapur në vend,..
Zvicra, ose nëse duhet të jemi historikisht dhe gjeografikisht korrektë, Konfederata Zvicerane, është një nga shtetet më të vogla të Evropës Qendrore në Kontinentin e Vjetër. Përbëhet nga njëzet e gjashtë kantone me popullsi rreth 9 milionë banorë, sipas..