Më 3 prill në Galerinë “Sofja” të Bibliotekës së Kryeqytetit u hap ekspozita “Me vrullin e zogjve” të Muzeut Regjional Historik – Dobriç. Ajo i kushtohet përvjetorit të 110 të lindjes së shkrimtarit Petër Sllavinski (Petër Atanasov Çollakov) dhe 140 vjetorit të shpalljes së Sofjes – kryeqytet të Bullgarisë.
Ekspozita përfshin origjinale të çmueshme: libra, letra, dorëshkrime të shkrimtarit, makinën e tij të shkrimit, si dhe një pjesë prej koleksionit unik të stolive. Autori i romanit “Zogjtë vijnë te ne” Petër Sllavinski megjithëqë lindi në Sofje, vite me radhë jetonte në krahinën Dobruxhë, ku zbulonte frymëzimin për veprat e tij. Në vitin 1985 u bë mbajtës i Çmimit Kombëtar Letrar “Joradn Jovkov”.
Petër Sllavinski luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e Bibliotekës së Kryeqytetit dhe në afirmimin e saj si biblioteka më e madhe në Sofje e cila siguron mundësi për lexim falas në shtëpi. I atij është merita për hartimin dhe mirëmbajtjen e një katalogu unik qendror të mbarë pasurisë letrare të qytetit.
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..