33 vjet pas sukseseve të skiatorit legjendar Petër Popangjellov, Bullgaria po ndjek me shpresë pjesëmarrjet e skiatorit të ri Albert Popov në gara të ndryshme.
Gjatë kësaj stine, akoma me startin e parë gjatë muajit nëntor 2018 në Levi të Finlandës, ai arriti të grumbullojë pikat e nevojshme, duke u klasifikuar në vendin e 20. Gjatë muajit janar 2019 përfundoi i nënti në sllallomin në Kitzbühel të Austrisë, kurse disa ditë më vonë ishte i gjashti në Schladming(Austri). Për këtë sukses në anketën tradicionale të “Pressclub Bulgaria”, Albert Popov dhe trajneri i tij Ivajllo Borisov ishin shpallur sportist dhe trajner numër 1 për muajin janar. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast skiatori 21-vjeçar tha se në fillim të stinës qëllimi i tij ka qenë që të regjistrojë të paktën një pikë për Kupën Botërore, kurse në fund të fundit ka grumbulluar 95 pika dhe do të vazhdojë të garojë në të dyja disiplinat – sllallom dhe sllallom gjigant.
Ai hipën në skitë kur është vetëm 2-vjeçar. Sot Albert Popov kujtohet se pjesën më të madhe të kohës gjatë periudhës së dimrit e ka kaluar nëpër pistat në malin Vitosha, mali që ndodhet afër Sofjes. Për momentin vendimtar në jetën e tij – zgjedhjen e sportit profesional, ai tregon:
“Akoma në garat e para - kur filluam të llogarisim se kush është më i shpejti në lëshimet. Atëherë dëshiroja të isha më i shpejti. Në këtë mënyrë, në mënyrë tepër të vetëdijshme lindi dashuria ime për skitë, duke u përpjekur të arrij kohën më të mirë dhe të bëhem gjithnjë e më i shpejt. Në fillim fare ishte thjesht një lojë. Qëllimet erdhën më vonë me garat jashtë shtetit. Dhe kjo u bë qëllimi im i parë - të jem më i shpejti jashtë shtetit. Mendoj se kështu filloi çdo gjë”.
Më shumë se 200 ditë në vit skiatori i ri stërvitet në pistat me dëborë. Pushimet e tij janë “midis ditëve për ski jashtë shtetit ose në Bullgari” kur ka “mjaft kohë”. Por pushimi është lidhur me stërvitje të tjera, sepse skitë janë një sport, të cilit duhet t’i përkushtohesh gjatë gjithë vitit”. Albert Popov pohon se një nga sfidat më të mëdha për të është që të kalojë aq shumë kohë larg shtëpisë dhe të afërmve. Buzëqeshja, e cila e shoqëron atë në të gjitha garat e tij vjen nga ëndrra e realizuar - të jetë një ski vrapues profesional. Skitë për të “janë ajo gjë”, të cilën gjithmonë e ka dëshiruar që ta bëjë dhe për të cilën ka nevojë. Thotë se, sporti i skive e ka mësuar të jetë : “luftues, të jetë shumë këmbëngulës, të jetë i disiplinuar dhe të ketë një dëshirë të madhe për të fituar”.
Për të fituar, duhet të jesh shumë i fortë nga ana psikike” - sqaron Allbert Popov. “Deri në një shkallë të madhe çdo gjë është në kokën e sportistit. Gjithmonë kam kërkuar të jem fitues, gjithmonë kam qëndruar pas kësaj dhe e di se aty e kam vendin. Me stërvitje dhe me këmbëngulje do të arrij deri aty. Dhe pikërisht këtë qëllim e ndjek”.
Pavarësisht nga vendosmëria dhe nga shpirti i lartë për fitore, Albert Popov është i sigurt se, “nga humbjet merren më shumë mësime, sepse mund t’i shikosh gabimet, të cilat pastaj në stërvitje mundohesh t’i evitosh”. Është i bindur se, “fitoret kontribuojnë për një lumturi më të madhe, e cila të motivon akoma më shumë të vazhdosh përpara”. Skiatori nuk ka pista të dashura, në të cilat të preferojë të garojë, por terrene të forta, të vështira dhe të akullta, të cilat “i përshtaten ngasjes dhe teknikës së tij”. Këto janë pista, në të cilat zhvillohen shpejtësi të mëdha, të cilat sipas bashkëbiseduesit tonë ofrojnë kushte perfektë për të treguar atë që e ka mësuar dhe për të cilën është i aftë.
Pas sukseseve të sportistit të ri qëndron familja e tij: Ajo, me të cilën më mësuan prindërit e mi është se në qoftë se dua që të arrij diçka, unë duhet të luftoj për të. Të mos të dorëzohem, të ndjek ëndrrat e mia, të mos e ngre hundën përpjetë. Mendoj se këto janë gjëra me të cilat çdo prind i mëson fëmijët e vet”, tregon Albert Popov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..