Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edukimi në të menduarit kritik dhe kreativ është një barrierë kundër kiber-kërcënimit

Maria Gabriel dhe Wim Wenders

Regjisori i njohur botërisht Wim Wenders qe në Sofje në cilësinë e tij të ambasadorit të fushatës SaferInternet4EU. Me nxënësit e gjimnazit të Dytë gjuhësor anglez “Tomas Xhefersën” regjisori kaloi më shumë se 2 orë në bisedë për këtë sesi e kanë mendjen në rrjet, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të mund të dallojnë gjërat e falsifikuara nga e vërteta.

Sofja është e zgjedhur bashkë me Berlinin për zhvillimin e iniciativës, sepse këtu ka shumë njerëz të rinj inteligjentë dhe kreativë, të cilët japin shpresë për të ardhmen e Bullgarisë dhe të Evropës” – tregoi kryetarja e bashkisë së kryeqytetit Jordanka Fandëkova, e cila mori pjesë në takim.

Miqtë morën piktura për kujtim nga takimi.

Tani më shumë se kurdoherë tjetër është me rëndësi që arsimi t’i ndihmojë njerëzit e rinj që të mbeten kritikë në mendimet e tyre, të mund të dallojnë  të vërtetën nga gjërat e falsifikuara dhe njëkohësisht të jenë të bindur, se me ndihmën e teknologjive të reja kanë shans për realizim të talentit të vet dhe të mendimit kreativ” – tha komisarja evropiane Maria Gabriel, e cila përgjigjet për ekonominë dhe shoqërinë digjitale në Bashkimin Evropian.

"Teknologjitë e reja sjellin mundësi të mëdha për njerëzit tanë të rinj dhe për ne si shoqëri, por ato fshehin dhe rreziqe të shumta. Prandaj është e nevojshme një fushatë informative, e cila të na lejojë të kemi dije, të mbetemi mendimtarë kritikë, të mund të mbrohemi nga rreziqet, për shembull si tortura kibernetike. Gëzohem se sot të rinjtë në Sofje, bashkë me Wim Wenders drejtojmë mesazh se online hapësira është një vend, ku të gjithë mund të kemi sjellje respekti – kjo mbrohet, kjo mësohet. Të rinjtë duhet të dinë se nuk duhet të jenë dëshmitarë të pandjeshëm, por të jenë vigjilentë dhe të gatshëm të vijnë në ndihmë tjetrit, kur ka njëfarë kërcënimi. Fushata jonë vazhdon tanimë 1 vit. Kemi arritur deri tek mbi 30 milionë banues në Evropë, mbi 15 mijë shkolla në shtetet e ndryshme, por Bullgaria vizatohet  si më atraktive në këtë sferë."

Nganjëherë, në sfondin e teknologjive të reja, kjo gjendje shpirtërore, të cilën e zbulojmë tek filmat e Wim Wenders mbetet në plan të pasmë. Prandaj është mirë të njohim  më mirë kinemanë evropiane, sepse ajo është pjesë nga historia jonë dhe nga identiteti theksoi komisarja Marija Gabriel.

Vetë Wim Wenders pohon se më e mira në këtë të bësh filma është ndjenja të përdorësh një gjuhë universale, të kuptueshme nga të gjithë njerëzit. “Duke u gjendur në një epokë të re, evropianët e rinj  duhet të dinë se çfarë të marrin nga e kaluara dhe se çfarë  të presin nga e ardhmja tha regjisori i njohur botërisht gjatë takimit të vet me nxënësit në Sofje.   

Gjatë 10-20 vjetëve të fundit jetojmë në erën digjitale. Fëmijët tanë duhet të jenë të përgatitur për të. Kjo është e ardhmja jonë e përbashkët. Ka ardhur koha të mendojmë për këto sfida fare të reja, të cilat i hasin të rinjtë sot, më në veçanti për faktin si të mund të dallojnë të vërtetën nga mashtrimi në hapësirën digjitale”.

Një nxënëse nga klasa e 9 Aleksandra Skerova  është mes adhuruesve të krijimtarisë së Wim Wendersit. Filmi i dashur prej saj  është “Krahët e dëshirës”. Thotë se siguria kibernetike është çështje e një aktiviteti personal dhe çdo një nxënës duhet të interesohet dhe të kërkojë informacion për rreziqet në rrjet.

Aleksandra Skerova

“Disa njerëz në rrjet prezantohen si të tillë të cilët nuk janë dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Prandaj unë nuk u jap asnjë lloj informacioni për veten time njerëzve të panjohur. Posaçërisht në shkollën tonë shumë shpesh flitet mbi tema të tilla me pedagogët dhe psikologët”.

Takimi i ardhshëm i regjisorit të njohur me publikun bullgar do të jetë më 10 prill, kur ai do të prezantojë filmin e vet të fundit, kushtuar Papës Francisk. Në lidhje me vizitën e pritur të papës në Sofje gjatë muajit maj, Wim Wenders  përcaktoi se bullgarët do të takohen me një person të shquar, i cili është mes liderëve të vërtetë botërorë të kohës sonë. Jo rastësisht ai e ka titulluar filmin “Papa Françesku: Njeriu i fjalës së vet”, sepse , sipas fjalëve të Wim Wendersit, Papa është një njeri, i cili ndjek në jetën e vet atë të cilën e predikon.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ushqimi apo ngrohja?" – këtë pyetje nuk do të bëjnë familjet në Evropën Lindore këtë dimër, në dallim të atyre në Evropën Perëndimore

Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..

botuar më 24-12-11 7.15.MD

Dina Xhevali nga Siria: Kam jetuar një jetë pa rrugëdalje, ndërsa në Bullgari asgjë nuk është e vështirë për mua

Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..

botuar më 24-12-11 7.30.PD

Shkencëtarët studiojnë gjenomin e Bullgarisë

Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..

botuar më 24-12-10 4.43.MD