“Financial Times” (FT)tashmë ka seli të vet në kryeqytetin bullgar dhe deri në fundin e vitit në të do të punojnë 130 nëpunës, të cilët do të merren me analizën ekonomike, inxhinierinë dhe dizajnin e platformave digjitale të botimeve të specializuara të medias. Gjatë inaugurimit të zyrës së re kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova tha se zgjedhja e Sofjes nga një nga mediat e rëndësishme botërore në fushën e biznesit është një shenjë për mirëbesim dhe për mundësitë e kryeqytetit bullgar. Drejtori i FT Kate O'Riordan tha se Sofja është zgjedhur ndër disa vende të ndryshme në Azi dhe Evropë. Kryeqyteti bullgar është parapëlqyer për shkak të reputacionit të tij si qendra teknologjike e Ballkanit.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..