Ansambli Kombëtar i Bullgarisë dhe Katrin Taseva fituan përgjithësisht 6 medalje në Kupën Botërore në gjimnastikën ritmike në Sofje. Pas medaljes së artë në shumëgarëshin gjatë ditës së shtunë, ditën e diel ansambli fitoi argjend në finalin me 3 rrethe dhe dy palë shkopinj. Gjimnastja Katrin Taseva regjistroi një pjesëmarrje të shkëlqyer, ku gjatë ditës së shtunë fillimisht u dekorua me medalje të bronztë në shumëgarësh, kurse gjatë ditës së diel shtoi tri dekorata të argjendta në finalet me veglat individuale. Rikujtojmë se vetëm përpara 1 jave në Kupën e parë Botërore këtë stinë – në Pesaro të Italisë, bullgaret fituan pesë medalje.
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..