Të martën dhe të mërkurën në Pallatin Kombëtar të Kulturës në qendrën e Sofjes zhvillohet konferenca e vetme e specializuar në Bullgari në fushën e financave “Zhurma e Parave”. Në diskutime me pjesëmarrjen e financierëve të shquar bullgarë dhe të huaj, ekonomistët dhe ekspertët do të bisedojnë për rritjen ekonomike, financat personale, teknologjitë e larta, arsimin në sferën e financave dhe tregut të pronave të paluajtshme. Ngjarja është e hapur për të gjithë ata që interesohen për temat e përmendura, vetëm pas regjistrimit të tyre për pjesëmarrje.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..