Prokuroria dhe MPB-ja njoftuan se po fillojnë një fushatë të madhe kombëtare kundër mashtrimeve telefonike, ku viktimat zakonisht janë njerëzit e plakur. Në një mbledhje të posaçme kushtuar kësaj teme Zëvendëskryeprokurori Ivan Geshev shpalli se deri tani mbi këtë temë nuk është punuar mjaftë. Kryeprokurori Sotir Cacarov vuri në dukje se ka nevojë për një metodë sistematike, lidhje të mira me shërbimet e huaja dhe prevencë. Vetëm gjatë vitit 2018 mashtruesit telefonikë kanë vjedhur 4 mln euro nga viktimat e veta. Mashtrimet telefonike në Bullgaria filluan gjatë viteve 90 të shekullit XX, ndërsa pas vitit 2005 filloi përhapja e tyre në masë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..