Bullgaria është në vendet e para në studimin e zhvilluar ndër 85 investitorë prijës gjermanë në Evropën Qendrore dhe Lindore sa i përket barrës së tatimit dhe kostos së punës. Sa i përket qëndrueshmërisë politike, sociale dhe politike, niveli i kënaqësisë ndër investitorët gjermanë është mbi atë mesatar për Evropën Qendrore dhe Lindore – 31%. Bullgaria ndodhet në vend të nëntë duke pasur parasysh zhvillimin e infrastrukturës. Pozitive janë tendencat e lidhura me besimin në administratën publike. Bullgaria është në një nga vendet e fundit në klasifikim sa i përket cilësisë së arsimit akademik. Ka nevojë për reforma edhe në arsimin profesional. Zgjidjen e këtyre problemeve sipas investitorëve mund ta kërkojmë në arsimin sipas sistemit dual dhe në përgatitjen e specialistëve në dega konkrete.
Gjatë 24 orëve të fundit shpërthyen 70 zjarre – përgjysmë në krahasim me ditët e mëparshme, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të "Sigurisë nga Zjarri dhe Mbrojtjes së Popullsisë", krye-komisar Aleksandër Xhartov. Ai e përshkroi situatën si..
Brenda dy muajsh, një heliport spitalor do të ndërtohet në Haskovo (Bullgaria Jugore), raportoi BTA. Pista e uljes do të jetë në një sipërfaqe prej 900 metrash katrorë, në spitalin e Haskovos. Spitali i Haskovos është ndër 20 institucionet..
Autostrada "Evropa" do të hapet për qarkullim deri në mes të shtatorit, raportoi BTA. Gjatësia totale e saj është 63 km dhe përbën një segment të rëndësishëm të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit. Traseja nis nga kufiri me Republikën e Serbisë..
Më 23 dhe 24 gusht, në qytetin bregdetar të Burgasit do të zhvillohet BURGAS SKATE WEEKEND 2025 – një ngjarje e madhe e dedikuar kulturës urbane dhe..