Qytetarët të sinjalizojnë në se kanë informacion për hotele të vogla të ndërtuara me mjete evropiane, të cilat nuk punojnë – për këtë bëri thirrje Ministri i bujqësisë Rumen Porozhanov. Të gjitha bujtinat e ndërtuara me subvencionime evropiane janë publikuar në sajtin e Fondit “Bujqësia”, në mënyrë që njerëzit të kenë informacion për to dhe t’i vizitojnë. Atje ku nuk ka akses në këto objekte, duhet të na sinjalizojnë, tha Ministri. Kontrolli bëhet nga Agjencia e pagimeve dhe deri tani pas sinjaleve janë kontrolluar 17% të të gjitha bujtinave. Pas 122 kontrollimeve të 32 pronarëve janë bërë 63 korrigjime financiare dhe janë kthyer 4 mln. euro. Arsyeja për këtë thirrje të Ministrisë së Bujqësisë është hetimi i nisur kundër ish-Zv.Ministrit të ekonomisë Aleksandër Manolev për ndërtimin me mjete evropiane të një hoteli të vogël, i cili nuk përdoret për qëllimin e synuar.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..