Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori Angellov vizitoi Kriva Palanka

Foto: mia.mk

Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut Angell Angellov ishte për vizitë pune në bashkinë Kriva Palanka. Me kryetarin e bashkisë Borjanço Micevski ai bisedoi për projektin për të rinjtë dhe sportin, i cili po realizohet në bashki me ndihmën e ambasadës. Misioni bullgar ka lëshuar për restaurimin e stadiumit 73 mijë euro. Në takim është diskutuar dhe maratona, e cila do të zhvillohet në fillim të muajit maj në itinerarin e Korridorit numër 8 – nga Deti i Zi deri në bregdetin e Adriatikut, duke kaluar përmes qytetit Kriva Palanka. Kryetari i baskisë shtoi se kanë diskutuar mbi të gjitha projektet e realizuara në kuadrin e programeve për bashkëpunim transkufitar ndërmjet të dyja vendeve. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali “Gruaja e Mrekullueshme” në fshatin Vetren

Një festival që feston feminitetin në të gjitha nuancat e tij do të zhvillohet nga sot, 1 gusht, deri të dielën, 3 gusht, në fshatin Vetren në rajonin e Silistrës. Emrin “Gruaja e Mrekullueshme” festivali e mori nga këngëtarja, violinistja dhe aktorja..

botuar më 25-08-01 8.45.PD

LUNAR pushton Bregun Jugor të Detit të Zi me “Detin e Dritave”

Festivali i dritave LUNAR po zhvendoset në bregun jugor të Detit të Zi për herë të parë. Nga 1 deri më 4 gusht, “Deti i Dritave” do të transformojë jo vetëm mjedisin urban, por edhe monumentet natyrore magjepsëse të vendosura përgjatë bregdetit përmes..

botuar më 25-08-01 5.55.PD

Parashikimi i motit për 1 gushtin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 22°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës mbi rajonet veriperëndimore dhe ekstreme lindore do të jetë kryesisht me diell. Mbi pjesën tjetër të vendit, vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në..

botuar më 25-07-31 7.30.MD