Zëdhënësja e Komisionit Evropian Mina Andreeva deklaroi se po monitorohet me vëmendje të posaçme skandali me shtëpitë e qeveritarëve me poste të larta në Bullgari, për ndërtimin e të cilave janë përdorur mjete evropiane. Zv/Ministri i ekonomisë Aleksandër Manolev tashmë dha dorëheqje pas publikimeve se është pronar i një vile në rajonin e qytetit Sandanski (Bullgari Jugperëndimore), ndërtimi i së cilës është financuar me para të ofruara nga Brukseli në kuadrin e një programi për ndërtimin e bujtinave në rajone rurale. Jo Komisioni Evropian është institucioni, i cili heton drejtpërsëdrejti mënyrën, në të cilën janë bërë shpenzimet e subvencioneve. Këtë e bëjnë autoritetet kompetente bullgare. “Për këtë çështje po zhvillohet hetimi dhe ne do të kontrollojmë në mënyrë të përpiktë rezultatet e tij”, shtoi Mina Andreeva.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..