Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1/5 e bullgarëve jetojnë në varfëri

Foto: БГНЕС

Gjatë vitit 2018 vija e varfërisë në Bullgari ka qenë 179 euro për muaj për një person familjeje. Në kushtet e varfërisë jetojnë 1,55 mln. veta, apo 22% prej popullsisë, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kjo do të thotë 114 mijë veta ose 7% më pak në krahasim me vitin 2017. Më e ulët është vija e varfërisë në qarqet Pazarxhik dhe Montana – 122 euro, kurse më e lartë është ajo në Sofje – 261 euro. Pjesa e të varfërve është më e madhe ndër të papunët – 56,6%. Nga pikëpamja e përkatësisë etnike më shumë të varfër ka ndër romët – 68,3%, kurse më pak janë ata ndër bullgarët – 15,6%. Ndër bullgarët e varfër më shumë janë pensionistët – 48,7%, derisa më shumë të papunë ka ndër romët – 39,2%. Më e madhe është pjesa e të varfërve në qarqet Montana, Veliko Tërnovo, Lloveç dhe Sliven. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zjarri ishte vetëm disa metra larg fshatit Ploski

Përhapja e zjarreve në Pirin u ndalua gjatë natës

Në Pirin nuk ka vatra aktive zjarri. Gjatë natës, ekipet e shërbimit zjarrfikës dhe zyrtarët e pyjeve nuk lejuan që zjarri të depërtonte lart në male dhe të prekte territoret e Parkut Kombëtar Pirin. Moti është me re dhe ka rënë shi, por nuk është i..

botuar më 25-07-31 10.07.PD

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 17 deri në 23°, në Sofje – 17°. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të përkohshme. Pas mesditës, do të zhvillohen vranësira mbi Bullgarinë Jugore dhe Lindore dhe në disa vende të caktuara do..

botuar më 25-07-30 7.20.MD

Parlamenti zgjeron mundësinë e konfiskimit të pronës së fituar në mënyrë të paligjshme

Deputetët ranë dakord të konfiskojnë pronën e fituar nëpërmjet aktivitetit kriminal dhe që është në pronësi ose mbahet nga palë të treta të paskrupullta në dobi të shtetit. Amendamenti në Kodin Penal u miratua në leximin e dytë përfundimtar. Do të..

botuar më 25-07-30 1.18.MD