Të kihet parasysh mendimi i të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë marrjes së vendimeve për zgjerimin e Zonës së Shengenit. Kjo thuhet në deklaratën përfundimtare të samitit të 13 shteteve anëtare në Varshavë, në të cilin ishte shënuar 15 vjetori i zgjerimit të të Bashkimit në lindje. “Fjala kyçe edhe sot është “siguria”. Pa siguri dhe qëndrueshmëri vlerat evropiane janë shumë vështirë për t'u mbrojtur “, nënvizoi në fjalimin e tij Kryeministri bullgar Bojko Borisov. Ai deklaroi se vendi ynë e realizon me sukses detyrën për ruajtjen e kufirit evropian dhe e konsideron forcimin e kontrollit në të gjithë kufijtë e BE-së si të rëndësishëm në një nivel mbarevropian. Borisovi theksoi po kështu se asnjë shtet-anëtar nuk duhet të lihet që vetë që t'i përballojë sfidat e migracionit.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një..