Autoritetet bullgare e kontrollojnë krejtësisht situatën në kufi dhe situata lidhur me migrantët është nën kontroll. Këtë e tha Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov në një tryezë të rrumbullakët me temë: “Mbrojtja e kufirit të jashtëm të BE-së dhe politikat e migracionit të Republikës së Bullgarisë”. Ai vuri në dukje se prania e grupeve të mëdha prej njerëzish në vende fqinje të Bullgarisë – si Turqia dhe Maqedonia e Veriut, është një rrezik potencial për vendin tonë. “Jemi në gatishmëri për reaksion të shpejtë në rast domosdoshmërie, përfshi këtu dhe përdorimin e ushtrisë”, nënvizoi Marinov.
Mbështetësit e ruajtjes së levës në Bullgari pas vitit 2026 dhe Ministria e Brendshme nuk pajtohen për numrin e njerëzve që dolën në rrugët e qyteteve bullgare të shtunën, më 31 maj. Organizatorët e protestës, e cila u zhvillua në Sofje dhe në..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar, informon gazetarja e BNR-së Viktorija Todorova. Më të prekurit nga fenomeni janë fëmijët romë - mbi 2/3..
Vetëm në tre rajone në Bullgari pensionet mesatare tejkalojnë 1000 leva / 500 euro/ – këto janë rajoni i qytetit të Sofjes, Perniku dhe Burgasi. Për kryeqytetin, shuma është më e larta për të gjithë vendin - 1135 leva /580 euro/. Pensionet mesatare më..
Negociatat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Rosen Zhelтazkov do të fillojnë pas 9 korrikut, kur miratimi i euros në Bullgari bëhet i..
Siç pritej, raporti i konvergjencës për Bullgarinë, i publikuar sot nga Komisioni Evropian, thotë se vendi ynë është gati të miratojë euron nga 1 janari..
Me kërkesë paraprake të grupit të Partisë Popullore Evropiane dhe me mbështetjen e të gjithë eurodeputetëve bullgarë, raportuesi Tomas Vajç (Thomas..