Një pjesë e madhe nga evropianët mendojnë se mbrojtja e përbashkët evropiane do të jetë e dobishme për Kontinentin e Vjetër dhe do të kontribuojë për përballimin e rreziqeve dhe kërcënimeve moderne, tregojnë të dhënat nga studimi i zhvilluar kohët e fundit sociologjik, të nxjerra gjatë kohës së konferencës ndërkombëtare me temë “Mbrojtja Evropiane-mundësi dhe perspektiva”.
Por, në agjendën evropiane dominojnë tema dhe probleme, të cilat më shpesh janë larg nga këto për mbrojtjen dhe sigurinë. Shkaqet që qytetarët evropianë të mos e kuptojnë rëndësinë e temës, kurse debati mbi të, të jetë i ndërlikuar janë të ndryshme. Sipas kryetarit të Forumit të Sofjes për siguri Jordan Bozhillov një prej tyre është e lidhur me kulturën e ndryshme mbrojtëse dhe punën në situata kritike, gjë e cila u lejon disa prej vendeve të marrin vendime më shpejt nga të tjerat. Është fakt dhe se aftësitë mbrojtëse dhe bazat në shtetet e ndryshme nuk janë në të njëjtin nivel. Në dukje është dhe pikëpamja e ndryshme për rolin e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara në sigurinë dhe mbrojtjen. Mungon dhe një vendim i përgjithshëm se cila do të jetë struktura dhe pjesëmarrja e shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian në mbrojtjen e përgjithshme. Për Gjermaninë është e rëndësishme pjesëmarrja e të gjitha shteteve evropiane, kurse Franca do që të bashkëpunojë vetëm me disa prej tyre.
Kryetari i Komisionit për Mbrojtjen në Kuvendin Popullor, gjenerali Konstantin Popov, rikujtoi se siguria dhe stabiliteti në Bashkimin Evropian dhe në Ballkan qe një nga prioritetet e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian përpara një viti, të cilin vendi mundi ta kryej. Ai përshëndeti dhe pasqyrën e filluar strategjike të mbrojtjes, e cila është e rëndësishme nga pikëpamja e gatishmërisë dhe e aftësisë së Bullgarisë për kryerjen si të operacioneve luftarake, kështu dhe të operacioneve paqësore në ndihmë të popullsisë. Sa i përket riarmatimit të ushtrisë bullgare, në një intervistë për Radio Bullgarinë ish-ministri i mbrojtjes Angjell Najdenov, vuri në dukje:
“Shpresoj se do të kryhet angazhimi i ministrit të mbrojtjes se deri në muajin korrik mund të kemi projekt-marrëveshje për furnizim të tipit të ri të avionit luftarak. Njëkohësisht u hapën dhe ofertat e dhëna për marrjen e tipit të ri të luftanijeve të patrullimit. Presim që në gjysmën e parë të muajit qershor të kemi informacion nga ana e komisionit ndër-dikasterial me klasifikimin përkatës dhe pjesëmarrësin e caktuar për zbatues të projektit. Sa i përket projektit të tretë për nga madhësia lidhur me modernizimin-makinat e blinduara luftarake për ushtritë tokësore, aty për fat të keq akoma jemi në etapën e shqyrtimit të kritereve, të cilave duhet t’u përgjigjet ky projekt dhe aftësitë, të cilat duhet t’i kenë makinat luftarake. Ai mjerisht mbetet mbrapa në krahasim me dy projektet e tjera, por shpresoj se mund të avancohet koha e lëshuar.”
Najdenov shtoi se projektet për modernizimin janë objekt i marrëveshjeve bilaterale dhe një pjesë prej tyre mundet të përfshihen në projektet shumëkombëshe, të cilat të marrin një farë financimi nga Fondi Evropian i Mbrojtjes. Bullgaria ka përvojë me pjesëmarrje në projekte të ngjashme, me qenë se ndaj momentit të tanishëm është pjesë e tre prej tyre-për rritjen e mobilitetit ushtarak, krijimin e shpërndarësve logjistikë në përkrahje të një tipi të caktuar operacionesh dhe për përmirësimin e sistemit për mbikëqyrje detare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe armymedia.bg
Shumica qeverisëse e mbështet fuqishëm qeverinë dhe ka parakushte për një qeverisje për një mandat të plotë katërvjeçar. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi të Këshillit të Përbashkët të Menaxhimit. Në takim u diskutua..
80 vjet më parë, më 12 maj 1945, në Gazetën Shtetërore u shpall një Urdhëresë-Ligj mbi Martesën, e cila hyri në fuqi më 27 maj 1945. Me miratimin e saj, martesa e detyrueshme civile vendoset si forma e vetme e vlefshme e martesës. Në ditën që hyri në..
Nga 12 deri më 18 maj qyteti i Gabrovos sërish do të shndërrohet në skenë emocionesh e krijimtarie me karnavalin e vet tradicional plot ngjyra, humor e shaka. Sivjet festa e zhurmshme përkon me 165-vjetorin e themelimit të qytetit dhe me ditën zyrtare..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më..