Agjencia sociologjike “Alpha Research” regjistroi ulje të aktivitetit të pritur në zgjedhjet për eurodeputetë në fund të muajit maj. Bullgarët, që janë të sigurt se do të votojnë, janë pakësuar nga 35.0% në fund të marsit deri në 32.9% në fund të prillit. Ndër ata, që janë kategorikë se do të votojnë 32.7% përkrahin Partinë Socialiste Bullgare (BSP), ndërsa 32.2% - GERB. Potenciali i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) është 9.3%. Ka përqendrim të votës nacionaliste rreth VMRO-s, e cila disponon një përkrahje prej 6.0%. Kjo e ka pakësuar përkrahjen për “Patriotët për Valeri Simeonovin” deri në 1.7%, ndërsa për “Ataka” deri në 1.2%. Çështjet kryesore tani për tani sipas sociologëve janë dy – nëse partitë kryesore do të mund ta ndalojnë uljen e përkrahësve të tyre dhe nëse ndonjë prej formacioneve më të vogla do të mund të deklarojë alternativë reale politike dhe resurs për ndryshime në plan të brendshëm.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..