Për herë të parë në Luginën e Trëndafilave, Bullgari Jugore, zhvillohet një garë e paragliderëve në disiplinën cross-country. Gara është organizuar nga paragliderët vendas me përkrahjen e Aeroklubit Kombëtar Bullgar. Lugina e Trëndafilave siguron kushte të shkëlqyeshme për këtë lloj sporti, si për shembull rrymë të ngrohtë ajrore për mbetjen e vazhdueshme në ajër. Gara e parë ajrore në Luginën e Trëndafilave ka karakter miqësor dhe ka qëllim përvijimin e itinerareve më të mira të fluturimit.
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..