Pas pritjes zyrtare të Papës Françesku me nderime shtetërore para Presidencës së Republikës në Sofje, mysafiri zhvilloi takime sy me sy me Presidentin Rumen Radev. Në një përshëndetje pas takimit Presidenti na siguroi se si një popull i një prej shteteve më të vjetra të krishtera, i cili e ka pranuar fenë e krishterë para 12 shekujsh, bullgarët e mirëpresin Papën me ndjenja shumë të ngrohta. Kreu i Kishës Rimokatolike theksoi se Bullgaria është urë midis Lindjes dhe Perëndimit dhe gjithmonë e ka përkrahur takimin mes kulturave, qytetërimeve, feve dhe grupeve të ndryshme etnike. Në fund ai i uroi Bullgarisë, një vend i rrethuar nga lumi i madh Danub dhe nga brigjet e Detit të Zi, një rajon, i cili është shndërruar në vend pjellor në saje të punës modeste të shumë brezave, një vend i hapur për këmbim kulturor dhe tregtar, i integruar në BE dhe me lidhje solide me Rusinë dhe Turqinë, të arrijë t’u sigurojë fëmijëve të saj një të ardhme të shpresës.
Kryeministri Rosen Zheljazkov, Ministri i Bujqësisë Georgi Tahov dhe Komisioneri i BE-së për Bujqësinë Christophe Hansen përuruan kanalin e rinovuar të ujitjes “Trakiec” pranë fshatit Konush. Rinovimi rrit zonat që ujiten në rajonin e Haskovos me mbi..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme; në disa zona, moti do të jetë kryesisht me diell . Do të ketë vranësira më të konsiderueshme mbi..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit Svetllozar Patarinski për shkak të vonesës së vaksinimit të kafshëve kundër lisë, njoftoi gazetarja e..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..