Në lutjen tradicionale të së dielës të Mbretëreshës Qiellore, këtë herë para katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Papa Françesku theksoi se me fjalët “Krishti u ngjall!” – “Vërtetë u ngjallë!” në trojet bullgare ortodoksët dhe katolikët që në kohërat e lashta kanë këmbyer urime njëri tjetrin. Duke rikujtuar se një nga paraardhësit e tij – Shën Gjoni XXIII, ka jetuar në Bullgari nga viti 1925 deri në 1934 si Imzoti Angelo Roncalli, papa Françesku theksoi se përvoja e përfituar në trojet bullgare e ka nxitur më vonë Roncalli në cilësinë e tij të Papës ta inkurajojë perspektivën e dialogut ekumenik në Kishë, dialog ky i cili mori një impuls të madh në Tubimin e Dytë të Vatikanit. Në lutjen e së dielës Papa Françesku shënoi se pak para saj ka përshëndetur dhe ka përqafuar vëllain e vet Patrikun Neofit dhe mitropolitët e Sinodit të Shenjtë, me dëshirën që të demonstrojë në këtë mënyrë respekt dhe dashuri ndaj Kishës Ortodokse Bullgare.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..