Me një fjalim emocionues përpara më shumë se 750 përfaqësuesve të famullive të ndryshme dhe lëvizjeve të kishës katolike në Bullgari, të shpërndara në mënyrë proporcionale sipas madhësisë së komuniteteve të tyre përkatëse, nga qyteti Rakovski Papa Françesku u drejtoi mesazh të gjithë besimtarëve nëpër botë. Ai u bëri thirrje njerëzve që të duan të tjerët pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, sepse dashuria gjithmonë është vetëmohuese dhe gjithmonë hap dyert, të mos u vënë etiketa të tjerëve dhe të jenë optimistë, sepse pesimistët asnjëherë nuk bëjnë mirë dhe shkatërrojnë çdo gjë, kurse optimistët krijojnë shpresë në shoqëri. Ata të cilët ishin të pranishëm në takim u lutën bashkë me Papën dhe e përcollën me duartrokitje nën tingujt e këngës emblematike “Një trëndafil bullgar”.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..