Bullgaria është në vend të parë ndër shtetet-anëtare të Bashkimit Evropian me pjesën më të madhe të njerëzve, të cilët jetojnë në situatë të rëndë ekonomike - 21%, ose çdo bullgar i pestë. Këtë e tregojnë të dhënat e Zyrës Evropiane të Statistikave – Evrostat për vitin 2018. Sipas metodës së “Evrostatit” njerëzit, të cilët jetojnë në kushte të rënda materiale nuk mund të mbulojnë të paktën katër prej elementeve në vijim: të paguajnë rregullisht llogaritë e veta, të sigurojnë ngrohtësi të mjaftueshme në shtëpi, të mbulojnë shpenzime të papritura, të hanë rregullisht mish, apo ekuivalentet e tij vegjetariane, të pushojnë të paktën një javë larg shtëpisë, të kenë televizor, rrobalarëse, automjet dhe telefon.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..