Bullgaria ka pakësuar 8,1% emetimet e CO2 nga djegia e lëndëve fosile gjatë vitit 2018, duke pasur parasysh se treguesi mesatar për BE është 2,5%. Shteti ynë renditet në vend të dytë pas Portugalisë, e cila ka ulur ndjeshëm emetimet e veta - 9%. Pjesa bullgare në ndotjen me CO2 në BE është 1,3%. Në Letoni është regjistruar rritja më e madhe e emetimeve të karbonit – 8%. “Eurostat” informon se treguesit varen nga kjo në se shteti përkatës importon apo eksporton lëndë djegëse. Në se shteti importon qymyr gurë, ndotja prej djegies së tyre regjistrohet në të dhënat e tij, derisa në se ai importon korrent, ndotja është për llogari të shtetit ku është prodhuar energjia elektrike. Bullgaria është ndër shtetet që eksportojnë korrent.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..