Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përparësitë konkurruese të Bullgarisë në Ballkan

Investitorët e huaj japin 80% prej produktit të brendshëm bruto të Bullgarisë, pohon ekonomisti Kallojan Stajkov

Kallojan Stajkov
Foto: BGNES

Në sfondin e shteteve të tjera ballkanike Bullgaria është një vend i mirë për investime, mendon ekonomisti Kallojan Stajkov nga Instituti për Ekonomi Tregtare. Kur investitorët vlerësojnë kushtet në shtetin tonë, ata informohen shumë mirë për të gjithë faktorët pozitivë dhe negativë të mjedisit të biznesit.

Investimet e huaja vlerësohen sipas dy treguesve – fluksi i investimeve (ky faktor komentohet më shpesh në media) dhe e vlera e investimeve të huaja (ky është treguesi më i rëndësishëm). Kur një shtet tërheq investitorë duhet të analizohet në vend të parë vëllimi i investimeve, sepse ai është indikatori më i qëndrueshëm dhe tregon në mënyrë më të mirë interesin e investitorëve. Po të analizojmë këto shifra për shtetin tonë do të shikojmë se Bullgaria zë një vend të mirë ndër vendet e tjera evropiane sepse investimet e huaja përbëjnë më shumë se 80% prej produktit të brendshëm bruto”.

A interesohen investitorët në Ballkan për faktorë si numri i popullsisë, madhësia e tregjeve dhe të territorit – tregues, të cilat u japin përparësi të padiskutueshme Turqisë dhe Rumanisë?

“Varret nga industria konkrete. Për shembull, në se në një shtet të vogëlka popullsi të arsimuar mire, me njohje të mira të gjuhëve, ai do të tërheqë investime në formën e outsourcing-ut (nënkontraktimit). Një factor tjetër është infrastruktura – në se punëtorët mund të lëvizin shpejtë nga vendi ku punojnë në vendin e punës, afërsia e vendbanimeve, dendësia e popullsisë. Secili investitor orientohet në bazë të nevojave të tij specifike. Duke folur për tregun e punës – ky është një nga faktorët kryesorë. Deri në vitin 2014 tregu i punës në Bullgari rimëkëmbej me ritme mjaft të shpejta dhe në mënyrë të papritur në vitet 2015 dhe 2016 ngelëm në situatën e mungesës së krahut të kualifikuar të punës. Tregu i punës ndryshohet shumë shpejtë në ekonomitë e vogla dhe të hapura dhe prandaj biznesi duhet të jetë mjaftë fleksibil në marrjen e vendimeve për investime.

A importojnë investitorët “know-how”, apo eksportojnë teknologjitë e tyre të vjetra?

“Të dyja pohimet janë të drejta” – mendon Kallojan Stajkov. “Për shembull, pot të flasim për investimin potencial të Wolkvagen-it dhe për ndërtimin e mundshëm të uzinës së tyre në Bullgar, këtu bëhet fjalë për eksport drejt Bullgarisë të një industrie që tashmë nuk është rentabile në shtetet e tjera evropiane. Por në të njëjtën kohë investitori do të importojë në Bullgari “know-how” – se si prodhohen këto automjete, bashkë me etikën specifike të biznesit e kështu me radhë.  – këto janë gjëra, të cilat mund të jenë shumë të dobishme për ne dhe mund t’i fitojmë vetëm nëpërmjet investimit”.

Në se unë për shembull jam investitor që prodhoj pjesë këmbimi për automjete, çfarë do të më thoni ju, që të më bindni se Bullgaria është një vend i përshtatshëm për biznesin tim?

“Shpenzimet e ulëta vazhdojnë të jenë një përparësi serioze tek ne” – është kategorik analisti ekonomik. “Bashkë me këtë kemi dhe punëtorë, të cilët janë kualifikuar relativisht mirë. Por përsëri them se varret nga sektori konkret. Investitorët duhet vetë të gjejë nëpunësit, sepse ata nuk janë aq shumë siç ishin disa vite më parë. Taksat e ulëta, administrimi i lehtë – të gjitha këto gjërat janë avantazhet kryesore për investitorët potencialë tek ne. Por këto janë gjëra të përbashkëta. Në sektorët e ndryshëm ka përparësi të tjera suplementare, si përvoja në prodhim dhe tregtia me kompani të mëdha ndërkombëtare.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD