Në sfondin e shteteve të tjera ballkanike Bullgaria është një vend i mirë për investime, mendon ekonomisti Kallojan Stajkov nga Instituti për Ekonomi Tregtare. Kur investitorët vlerësojnë kushtet në shtetin tonë, ata informohen shumë mirë për të gjithë faktorët pozitivë dhe negativë të mjedisit të biznesit.
“Investimet e huaja vlerësohen sipas dy treguesve – fluksi i investimeve (ky faktor komentohet më shpesh në media) dhe e vlera e investimeve të huaja (ky është treguesi më i rëndësishëm). Kur një shtet tërheq investitorë duhet të analizohet në vend të parë vëllimi i investimeve, sepse ai është indikatori më i qëndrueshëm dhe tregon në mënyrë më të mirë interesin e investitorëve. Po të analizojmë këto shifra për shtetin tonë do të shikojmë se Bullgaria zë një vend të mirë ndër vendet e tjera evropiane sepse investimet e huaja përbëjnë më shumë se 80% prej produktit të brendshëm bruto”.
A interesohen investitorët në Ballkan për faktorë si numri i popullsisë, madhësia e tregjeve dhe të territorit – tregues, të cilat u japin përparësi të padiskutueshme Turqisë dhe Rumanisë?
“Varret nga industria konkrete. Për shembull, në se në një shtet të vogëlka popullsi të arsimuar mire, me njohje të mira të gjuhëve, ai do të tërheqë investime në formën e outsourcing-ut (nënkontraktimit). Një factor tjetër është infrastruktura – në se punëtorët mund të lëvizin shpejtë nga vendi ku punojnë në vendin e punës, afërsia e vendbanimeve, dendësia e popullsisë. Secili investitor orientohet në bazë të nevojave të tij specifike. Duke folur për tregun e punës – ky është një nga faktorët kryesorë. Deri në vitin 2014 tregu i punës në Bullgari rimëkëmbej me ritme mjaft të shpejta dhe në mënyrë të papritur në vitet 2015 dhe 2016 ngelëm në situatën e mungesës së krahut të kualifikuar të punës. Tregu i punës ndryshohet shumë shpejtë në ekonomitë e vogla dhe të hapura dhe prandaj biznesi duhet të jetë mjaftë fleksibil në marrjen e vendimeve për investime.
A importojnë investitorët “know-how”, apo eksportojnë teknologjitë e tyre të vjetra?
“Të dyja pohimet janë të drejta” – mendon Kallojan Stajkov. “Për shembull, pot të flasim për investimin potencial të Wolkvagen-it dhe për ndërtimin e mundshëm të uzinës së tyre në Bullgar, këtu bëhet fjalë për eksport drejt Bullgarisë të një industrie që tashmë nuk është rentabile në shtetet e tjera evropiane. Por në të njëjtën kohë investitori do të importojë në Bullgari “know-how” – se si prodhohen këto automjete, bashkë me etikën specifike të biznesit e kështu me radhë. – këto janë gjëra, të cilat mund të jenë shumë të dobishme për ne dhe mund t’i fitojmë vetëm nëpërmjet investimit”.
Në se unë për shembull jam investitor që prodhoj pjesë këmbimi për automjete, çfarë do të më thoni ju, që të më bindni se Bullgaria është një vend i përshtatshëm për biznesin tim?
“Shpenzimet e ulëta vazhdojnë të jenë një përparësi serioze tek ne” – është kategorik analisti ekonomik. “Bashkë me këtë kemi dhe punëtorë, të cilët janë kualifikuar relativisht mirë. Por përsëri them se varret nga sektori konkret. Investitorët duhet vetë të gjejë nëpunësit, sepse ata nuk janë aq shumë siç ishin disa vite më parë. Taksat e ulëta, administrimi i lehtë – të gjitha këto gjërat janë avantazhet kryesore për investitorët potencialë tek ne. Por këto janë gjëra të përbashkëta. Në sektorët e ndryshëm ka përparësi të tjera suplementare, si përvoja në prodhim dhe tregtia me kompani të mëdha ndërkombëtare.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në..