Bullgaria është në një nga vendet e fundit në BE për nga aftësitë digjitale të krahut të punës, tha kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari Pllamen Dimitrov. Dimitrovi bëri thirrje për organizimin e një programi shtetëror për përfitimin e aftësive bazë digjitale në kuadrin e programeve operative të ofruara nga Bashkimi Evropian. Shuma e nevojshme për rritjen e kualifikimit apo për rikualifikimin e një personi është 300 euro, llogaritin specialistët e Konfederatës. Sipas prognozave për një periudhë 5-vjeçare shpenzimet e këtij programi do të tejkalojnë 1 mlrd. euro. Për digjitalizimin e ardhshëm Dimitrovi dha si shembull se deri në vitin 2020 robotët me intelekt artificial do të zbatojnë 85% prej veprimeve të lidhura me shërbimin e klientëve.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..