Pasi para disa ditësh Partia Socialiste Bullgare paraqiti në Komisionin Qendror Zgjedhor ankesë kundër partisë qeverisëse GERB, duke pohuar se Kryeministri Bojko Borisov përdor mjete financiare shtetërore për fushatën zgjedhore të partisë së tij (në vizitat e shumta nëpër të gjithë vendin, ku ofron paratë e Këshillit të Ministrave për zgjidhjen e problemeve të ndryshme lokale), të hënën GERB-i bëri të njëjtën gjë “kundër pjesëmarrjes së Presidentit Rumen Radev në fuahstën zgjedhore të Partisë Socialiste Bullgare”.
Socialistët alarmuan se sipas përfaqësuesve të tyre në administratat vendore në rajone të ndryshme të Bullgarisë, GERB po përdor presion administrativ duke filluar kontrollime të kryetarëve të bashkive, të cilët janë nga Partia Socialiste Bullgare. Kryetarja e partisë socialiste Kornelia Ninova deklaroi se për shkak të shqetësimeve rreth manipulimeve të rezultateve zgjedhore, partia e saj do të zhvillojë numërim paralel të votave.
Ndërkohë zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor Aleksandër Andreev tha para Radios Kombëtare Bullgare se çertifikimi dhe kontrollimi i makinave të votimit do të fillojë më 16 maj dhe do të zhvillohet në të njëjtën mënyrë siç në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë vazhdon fushatën e vet zgjedhore me rikujtim këmbëngulës të ngjarjeve gjatë vitit 1989, kur regjimi totalitar zhvilloi një aksion të madh për ndryshimin e emrave të myslimanëve bullgarë. Duke thënë në një miting të madh se Evropa po ndodhet para dilemës – a do të nisë rrugën e nacionalizmit dhe ksenofobisë, apo do ta ndjekë rrugën e tolerancës, demokracisë dhe unitetit, kryetari i Lëvizjes Mustafa Karadajë nënvizoi se me përvojën e vet në këtë kontekst Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë mund të jetë e dobishme për Evropë. Presidenti i Partisë së Liberalëve Evropianë Hans Van Baalen përkrahu Karadajën, duke thënë se Evropa Perëndimore mund të përdorë përvojën e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë në mbrojtjen e paqes etnike dhe tolerancës.
Në një intervistë televizive lideri i VMRO-së Krasimir Karakaçanov deklaroi se do të punojë për ndryshimin e politikës së Bashkimit Evropian, ideja fillestare për të cilin ka qenë që të jetë një bashkim i shteteve sovrane, kurse tani qeveriset nga burokratë me paga të larta, të cilët askush nuk i ka zgjedhur. Karakaçanovi është kundër politikës së mbështetjes dhe respektimit të të migrantëve dhe myslimanëve dhe lidhur me këtë tha se nuk është normale që njerëz, të cilët kurrë nuk kanë qenë ftuar në Evropë, të diktojnë rregullat e saj.
Në eventet zgjedhore të partisë “Ataka” më qartë dëgjohet zëri i liderit të saj Volen Siderov, se “Evropa nuk është një kontinent i veçantë, por është gadishull i Eurazisë dhe nuk është në favor të saj që të prishë komunikimin me Rusinë”. Në këtë kontekst Siderosi premtoi se një nga detyrat e para të deputetëve evropianë nga partia “Ataka” në Parlamentin e ri Evropian do të jetë që të kërkojnë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..