Raporti ndërmjetës i ekipit bullgar të Qendrës Evropiane për Vëzhgimin e Zgjedhjeve llogarit se, në sfondin e një intensiteti gjithnjë e më të ulët të fushatave kombëtare për zgjedhjen e deputetëve evropian në Bashkimin Evropian, në Bullgari fushata është relativisht aktive. Derisa në pjesën më të madhe të vendeve nga Bashkimi Evropian në plan të parë janë temat ekonomike, të pasuara nga këto për migracionin dhe mjedisin, në Bullgari drejtuese janë çështjet e lidhura me mirëqenien e njerëzve, kurse problemet ekonomike janë në plan të dytë.
Bullgaria është dhe mes vendeve nga Bashkimi Evropian ku në fushatën zgjedhore problemet kombëtare mbizotërojnë mbi ato evropiane. Formacioni Nacionalist VMRO depozitoi në parlament propozim për ndryshime në kodin Penal, të cilat parashikojnë burg deri më 4 vjet dhe gjoba të rënda për politikanët, të cilët akuzojnë ose fyejnë oponentët e vet. Formacioni pohon se, iniciativa e saj legjislative është e motivuar nga fryma, në të cilën zhvillohet fushata aktuale zgjedhore, e përmbushur me gënjeshtra për oponentët.
Partia “Ataka” u dha publikisht bursa tre studentëve, kurse ata premtuan që pasi të përfundojnë arsimin e vet të mbeten të punojnë dhe të jetojnë në Bullgari. Sipas partisë “Ataka” të ardhurat e ulëta dhe shpopullimi i disa zonave janë mes problemeve kryesore të Bullgarisë, por kjo është kështu sepse të rinjtë ikin nga shteti dhe shkojnë për të punuar në Perëndim.
Ekipi i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë vazhdon të theksojë tezën se, partia GERB aplikon një standard të dyfishtë, ku në Evropë shpallet kundër neofashizmit, urrejtjes dhe ksenofobisë, kurse në Bullgari drejton bashkë me nacionalistët.
Partia GERB dhe Bashkimi i Forcave Demokratike vazhduan të mbrojnë tezën se duan përsëri të jenë garant për zhvillimin evropian të Bullgarisë dhe të vazhdojnë të ndërtojnë imazhin e saj pozitiv, të cilin ajo e ka qëkurse e drejton partia GERB.
Në paraqitjet e fundit zgjedhore të Partisë Socialiste Bullgare u dallua bindja se, në qoftë se fiton zgjedhjet dhe drejton, më përpara do të ndërmarrë masa për rivendosjen e ekonomisë, zhdukjen e repetimit politik dhe burokratik dhe ndërprerjen e kanaleve për vjedhjen e resurseve kombëtare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kërkimi i Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetja e Bullgarisë ishin temat e diskutuara në takimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani me kryeministrin në detyrë Dimitër Gllavçev në kuadër të samitit të NATO-s në Uashington, raporton BGNES...
Greqia riktheu pjesërisht javën gjashtëditore të punës Greqia ka rikthyer javën gjashtëditore të punës për disa biznese në përpjekje për të rritur produktivitetin dhe punësimin. Rregullorja, e cila hyri në fuqi më 1 korrik, parandalon..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..