Edicioni amerikan “The New York Times” publikoi një artikull të hollësishëm të gazetarit Sebastian Modak, kushtuar Plovdivit. Autori na tregon se ka pasur nevojë për disa ditë, që të kuptojë se Plovdivi nuk është vetëm histori dhe turizëm, por është një qytet i gjallë, ku ka shumë “shtresa”. Pasi përshkruan përshtypjet e tij të fuqishme nga lagja artistike “Kapana”, amfiteatri mijëvjeçar, Qyteti i Vjetër, Muzeu Etnografik, rruga kryesore dhe kuriozitete të tjera Mondak thekson se Plovdivi është një nga 52 vendet, të cilat duhet të vizitojmë medoemos këtë vit, edhe për shkak të kalendarit plot ngjarje, sepse gjatë 2019-ës Plovdivi është shpallur Kryeqytet Evropian i Kulturës. Një vëmendje të posaçme autori u kushton takimeve të tij me krijues të shquar të Plovdivit, të cilët janë “fajtorët” për vendosjen e artit bashkëkohor bullgar në hartën evropiane.
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një..
Qeveria kërkoi një takim urgjent me përfaqësuesit e Komisionit Evropian për shkak të prokurimit të anuluar për blerjen e 35 trenave sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ministri i transportit Grozdan Karaxhov në komisionin përkatës..
Të premten temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në minus 2°, në Sofje – rreth minus 3°. Në pjesën më të madhe të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira të theksuara do të ketë në rajonet jugperëndimore, lindore dhe në..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..