Kjo fundjavë ishte e fundit nga fushata paraelektroale për zgjedhjen e evrodeputetëve bullgarë më 26 maj.
GERB zhvilloi aktivitetin e tij qendror në Sofje me pjesëmarrjen e kandidatit për kryetar të Komisionit Evropian (KE) Manfred Weber nga Partia Popullore Evropiane. Pasi theksoi se Weber mund të shpresojë te një përkrahje serioze e eurodeputetëve të GERB-it dhe të Bashkimit të Forcave Demokratike (SDS) Borisov vuri në dukje se Sofja do të presë nga KE-ja përkrahje për ndërtimin e një qendre të gazit në territorin bullgar dhe për aderimin e Bullgarisë në Hapësirën Shengen.
Edhe gjatë shfaqjeve të veta të fundit ndër zgjedhësit Partia Socialiste Bullgare (BSP) i mbeti besnike tonit agresiv ndaj pushtetarëve. Elena Jonçeva, e cila është në krye të listës së “BSP për Bullgarinë”, deklaroi në Kazanllëk se GERB e shet Bullgarinë, ndërsa liderja e BSP-së Kornelija Ninova shtoi se qëllimi i vetëm i Kryeministrit Borisov është që të mbetet në pushtet deri në zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, që të mund të garantohet “pandekueshmëria” edhe pas kësaj.
Ekipi për zgjedhjet evropiane i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) – partia, e cila përkrahet kryesisht nga turqit etnikë në Bullgari dhe nga myslimanët e tjerë në vend, vizitoi kryetarin e nderit të Lëvizjes Ahmed Dogan, i cili gjatë disa viteve të fundit ka shumë rrallë shfaqje publike. Kryetari i DPS-së Mustafa Karadajë bëri thirrje për unitet të përkrahësve të DPS-së gjatë zgjedhjeve më 26 maj, ashtu siç ishin para 30 vitesh, kur dilnin për të protestuar.
Nga “Bullgaria Demokratike” theksuan se beteja elektorale më 26 maj nuk është për një-dy, ose tre eurodeputetë të këtij koalicioni, por për sigurimin e alternativës së modelit dypolar mes dy partive GERB dhe BSP-së me ndërmjetësinë e DPS-së. Studimi sociologjik i “Barometër Bullgaria” tregon se shanse më të mëdha për të dërguar deputetë në Parlamentin Evropian kanë GERB, BSP, DPS dhe VMRO. Mirëpo përqindja e votuesve, që lëkunden është tepër e madhe dhe kjo mund të ndikojë mbi rezultatet përfundimtare gjatë ditës së zgjedhjeve. Pyetjes “A do të votoni në zgjedhjet për Parlamentin Evropian më 26 maj?” 33.8 për qind deklarojnë se janë të sigurt se do të votojnë, 36.5 për qind lëkunden, ndërsa 29.7 për qind janë kategorikë se nuk do të votojnë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..