Sipas të dhënave të “Eurobarometer”-it pjesëmarrja e njerëzve të rinj në aktivitete vullnetare, organizata apo zgjedhje është rritur gjatë viteve të fundit. Më shumë se gjysma e evropianëve të rinj mendojnë se prioritetet kryesore janë arsimi dhe përvetësimi i aftësive dhe kompetencave. Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet e klimës janë në vend të dytë, pas tyre renditen punësimi, menaxhimi i flukseve të migrantëve dhe integrimi i refugjatëve. Këto duhet të jenë dhe prioritetet e BE-së pas zgjedhjeve të ardhshme evropiane.
Analistët pohojnë se sot të rinjtë janë më të arsimuar dhe i përdorin teknologjitë informative dhe të komunikacionit në mënyrë kreative. Programet e BE-së për të rinjtë janë shumë atraktive dhe ky është theksi i politikës për të rinjtë, nënvizoi kryetari i Zyrës së Parlamentit Evropian në Bullgari Teodor Stojçev për Radion Kombëtare Bullgare.
„Më i njohur është programi ERASMUS, milionë njerëz tashmë kanë marrë pjesë në të. Ai është i hapur edhe për shtetet jashtë Bashkimit Evropian dhe ideja është që gjithnjë e më shumë të rinj të ndjekin programin studimor të specialitetit që e kanë zgjedhur në shtet të tjera. Kështu ata mësojnë më mirë gjuhën e huaj dhe takojnë njerëz nga shtete të ndryshme të BE-së. Nuk është e rastit se flasim për “brezin e ERASMUS-it”.
Dhe meqenëse debati për të ardhmen e BE-së është në kulmin e vet, pyetëm disa studentë nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” në cilën Evropë dëshirojnë të jetojnë. Simeon Tonev është student në specialitetin e drejtësisë në vitin e parë. Dhe pohon se ka udhëtuar shumë në Evropë dhe planifikon të aplikojë për pjesëmarrje në programin për shkëmbim arsimor – për të grumbulluar më shumë përvojë, lidhur me specialitetin e tij:
„Bashkimi Evropian mund të jetë akoma më afër njerëzve. – mendon ai. Standardet e dyfishta janë një problem, që i ndan njerëzit. Për mua Bashkimi Evropian është një mirësi, të cilën do ta ruajmë në Evropë vetëm me anë të angazhimeve të bashkëpunimit. Unë personalisht nuk mendoj se duhet të krahasohen vazhdimisht të dy shtetet – Bullgaria dhe Rumania. Pavarësisht se jemi shtete-fqinje, ne kemi politika të ndryshme të brendshme dhe të jashtme, prandaj aplikimi i kritereve të njëjta akoma gjatë aderimit tonë në BE në vitin 2007 ishte një gjë e padrejtë”.
Ivan-Asen Ivanov është student i vitit të dytë në specialitetin e politologjisë dhe thotë se BE nuk është një produkt përfundimtar, por është një sistem, i cili zhvillohet vazhdimisht dhe ne duhet të vendosim në cilën drejtim të ecim – drejt integrimit më të fortë ndërmjet anëtarëve, apo përkundrazi:
„Akoma që kur isha nxënës i ndjek me vëmendje të gjitha ngjarjet dhe proceset që zhvillohen në Evropë dhe mënyrën, në të cilën komuniteti është duke u ndryshuar dhe në të cilën do të ndryshojë edhe mënyrën tonë të jetesës. Bota, në të cilën po jetojmë kërkon nga ne që të bashkohemi, kërkon mirëkuptim më të mirë për problemet e përbashkëta të njerëzimit. Mendoj se në botën globale pa projekte si Bashkimi Evropian problemet ndërkombëtare nuk do të mund të gjejnë zgjidhjen e tyre. I kam parasysh ndryshimet e klimës (një problem që do të fillojë të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë jetën e të gjithë njerëzve në Planet). E kam parasysh dhe sigurinë ndërkombëtare – jemi dëshmitarë të kërcënimeve nga ana e grupeve terroriste dhe sulmeve hibride nga drejtime të ndryshme – këto dukuri ndikojnë fortë mirëqenien e njerëzve dhe shtetet e vogla si Bullgaria janë më të mbrojtura, në se janë pjesë e një organizate më të madhe, si Bashkimi Evropian.”
BE nuk është shtet dhe deputetët tanë në Parlamentin Evropian janë kryesisht bullgarë, prandaj dhe interesat tona kombëtare qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër, është kategorike Teodora Simova, e cila studion në degën e drejtësisë:
„Mendoj se zëri i njeriut të veçantë nuk dëgjohet në Bashkimin Evropian. Në Kuvendin tonë Popullor duhet të zhvillohen debate të lidhura me çdo një vendim që votohet nga deputetët tanë në BE. Nuk mendoj se protestat e qytetarëve japin rezultat, në shumicën e rasteve ato vijnë tepër vonë dhe nuk ndryshojnë asgjë. Përveç kësaj mendoj se Evropa duhet t’ua kushtojë një vëmendje më të madhe vendeve të vogla. Mendoj se interesat tona nuk janë aq të mbrojtura siç janë interesat e qytetarëve nga shtetet e Evropës Perëndimore. Akoma nuk di se për kë do të votoj në zgjedhjet e ardhshme evropiane, por do të informohem mirë, sepse dëshiroj të zgjedhë një njeri, i cili do të mbrojë interesat e qytetarëve.”
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..