Ministri i mjedisit dhe ujërave Neno Dimov nënshkroi në Bukuresht një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë për përmirësimin e ekologjisë së Detit ë Zi dhe të lumit Danub, duke kufizuar ndotjen me materiale plastike. Sa i përket biodiversitetit, përpjekjet janë drejtuar në mbrojtjen e koordinuar dhe menaxhimin e zonave të lagëta dhe rritjen e numrit të blinjve (Acipenseridae) në Danub dhe pjesën veriperëndimore të Detit të Zi. Memorandumi parashikon gjithashtu bashkëpunim për reduktimin e ndotjes së ajrit nga makinat e vjetra që importohen në të dyja vendet dhe shkëmbim të praktikave të mira në menaxhimin e objekteve kufitare, të cilat janë pjesë e rrjetit të mbrojtur NATURA 2000.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..