Kryeministrat e Bullgarisë dhe të Greqisë Bojko Borisov dhe Alexis Tsipras vunë gurin e themelit të lidhjes së gazit nga Komotini deri në Stara Zagora. Interkonektori ka rol kyç për tërë regjionin dhe Evropën dhe çon në diversifikimin real të burimeve dhe itinerareve për furnizim me kushte konkurrente, tha Borisov. Tubacioni i gjatë 182 km do të jetë gati në vitin 2020. Projekti është për 113 mln euro, me kapacitet për transferim 3 deri në 5 mlrd metra kubikë gaz në vit. Të dy kryeministrat shqyrtuan gjithashtu ndërtimin e rrugëve dhe vijave hekurudhore nga portet e Danubit dhe të Detit të Zi deri në bregun e Egjeut. Një prej temave të bisedimeve ka qenë dhe infrastruktura digjitale për konektivitet të Ballkanit. Sa më mirë zhvillohen projektet tona të përbashkëta, kaq më mirë për investimet, turizmin dhe ngarkesat, shtoi Borisov.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..