Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pikturat prej leshi të Radinka Stefanovës

Radinka Stefanova është një krijuese amatore. Përpara 3 vjetëve fillon të merret me diçka të pazakonshme – më parë shikon në internet video mësime për punime të ndryshme prej leshi  dhe kështu fillon të punojë sende të ndryshme për shtëpi – shtojzovalle dekorative dhe shtëpi për macet. Jo pas shumë kohe bën dhe provën e parë të krijojë piktura prej leshi dhe ato kthehen në një kartëvizitë të saj.

“Teknika është e njohur prej bullgarëve  prej shumë shekujve. Ka dy mënyra për punimin e leshit – me ujë dhe sapun, me të cilët leshit ia jepet formën e duhur, ose duke përdorur gjilpërë për këtë qëllim. Por, metoda në të cilën unë i krijoj pikturat, nuk është as njëra, as tjetra, por më tepër përbën një pikturim me anë të leshit – fijet vendosen në shtresa njëra mbi tjetrën. Kështu ajo që e mban pikturën që të mos lëvizë është qelqi, i vendosur mbi fijet” – tregon për punën e vet Radinka Stefanova.

I gjithë procesi i krijimit të pikturave kërkon shumë punë dhe kohë. Në fillim vendoset një stof shumë finë mbi bazën dhe atëherë sipër tij vendosen shtresa prej leshi me trashësi të ndryshme. Fillohet nga sfondi, pas tij formohen objektet  në një plan të pasmë dhe në fund bëhen ato të cilat do të jenë më përpara. Radinka tregon se e pëlqen këtë metodë, sepse kështu mund të bëjë korrigjime dhe në qoftë se nuk i pëlqen diçka, gjithmonë mund ta bëjë përsëri pjesën përkatëse dhe kur e pëlqen në të vërtetë, mund ta vendosë mbi shtresat e renditura.

“Me rëndësi të madhe është drejtimi i fijeve dhe renditja e tyre, sepse në qoftë se ato vendosen në mënyrë jo të përshtatshme, efekti nuk do të jetë ky, të cilin duam që ta arrijmë” – sqaron Radinka Stefanova. “Drejtimi i fijes është një gjë shumë e rëndësishme tek fytyrat dhe trupat, sepse për ndryshe shprehja dhe kthesat nuk duken të natyrshme kurse qimet e kafshëve duken të shpupurishura”.

Kur i respekton këto rregulla, pikturat e shkëlqyera prej leshi fillojnë jetën e tyre - të gjalla, shprehëse, sikurse të paprekura nga dora e njeriut. Tërheq vëmendjen dhe larmia e madhe e temave, të zgjedhura nga autorja – njerëz, kafshë, peizazhe, lule. Pohon se nuk ka motive të preferuara, por ka tema të parapëlqyera.

"Princi i Vogël është një temë e dashur prej meje, si dhe pikturat me një mesazh, të cilat të detyrojnë të mendosh. Një e tillë për mua është piktura me krahët e engjëjve, një simbol i dashurisë së nënës. Ekziston një krijim i ngjashëm, i pikturuar me bojëra vaji dhe me pëlqeu shumë kur e pash – tregon Radinka Stefanova. Unë personalisht e shpjegoj në këtë mënyrë: ky është një engjëll i cili ka zbritur në Tokë dhe i ka shkëputur  krahët e veta, i ka lënë pas dore, që të shkojë tek fëmijët e vet dhe të kujdeset për ta. Kjo është një nga pikturat, në të cilat gjej një kuptim të thellë."

Për Radinka Stefanovën është me një rëndësi të madhe që pamjet të sjellin diçka personale. Ajo dëshiron që çdo një njeri të ndiejë se piktura është e tija, kurse gëzimi i saj më i madh është  kur njeriu e pëlqen atë të cilën e shikon.

"Shumë të paktë janë njerëzit të cilët punojnë gjëra të tilla, në Bullgari nuk ndahet përvoja, gjë e cila nuk është gjë e mirë – mendon Radinka Stefanova. Ka njerëz , të cilët tregojnë interes, por nuk ka se kujt t’i drejtohen me pyetjet të cilat i kanë, nuk ka kurse ose shkolla të tilla të specializuara. Prandaj e drejtoj apelin tim ndaj të gjithëve të cilët merren me ndonjë lloj arti, për pak më shumë dëshirë që të ndajnë përvojën e vet si dhe dijet e veta. Sepse ka vend për të gjithë, zanati nuk duhet të fshihet, dhe le t’i japim mundësi secilit që të dëshiron të merret me gjëra të tilla, që të tregojë se çfarë mban nga brenda dhe se çfarë mund të krijojë."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD