Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet Evropiane 2019: Rezultatet nga zgjedhjet evropiane në Bullgari – të pritura dhe të papritura

Foto: BTA

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve për Parlament Evropian, të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së hënë në mëngjes, ripohojnë se në përbërjen e parlamentit evropian  do të ketë përfaqësues  të pesë forcave politike bullgare, jo siç pritej – të katër formacioneve.

Befasinë e madhe e solli koalicioni i djathtë “Bullgaria Demokratike”, i konsideruar si autsajder para zgjedhjeve. Një vlerë suplementare ndaj këtij rezultati modest e jep fakti se tek 99.48% e procesverbaleve të regjistruara nga qendrat e votimit jashtë vendit, 28.75% prej të gjitha votave i fiton pikërisht ai.

Fitorja e partisë drejtuese GERB, e bashkuar për zgjedhjet me Forcat e Bashkuara Demokratike, ishte e pritur, por rezultati befasoi me dominimin e fortë mbi koalicionin e majtë të opozitës– “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë”.

Prapambetja e madhe e Partisë Socialiste Bullgare nga fituesi mund të konsiderohet si dështim, pavarësisht se në fakt ajo zë vendin e dytë në këto zgjedhje.

Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë zëri pozitën e tretë, ashtu siç parashikohej, por me një rezultat, i cili është më i lartë se shuma e votave për partitë nacionaliste nga koalicioni “Patriotët e Bashkuar”, të cilat këtë herë ishin ndarë në disa formacione të ndryshme.  Rezultati i koalicionit “VMRO – BND” i tejkalon ndjeshëm rezultatet e Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë/NFSB/ dhe të partisë “Ataka, dhe kështu partia VMRO zë pozitën e një lideri të nacionalistëve dhe patriotëve në vend.

E krahasuar me votimin evropian në Evropën Lindore, pjesëmarrja zgjedhore  në Bullgari po kështu mund të përcaktohet si një befasi. Derisa në shtete të tjera evropiane ajo u rrit ndjeshëm, në Bullgari ra nën 32%. Mbase aktiviteti real  mund të jetë  aty rreth 40-42%, në qoftë se është e vërtetë teza e agjencisë “Alfa Research” se listat zgjedhore nuk i përgjigjen situatës reale dhe elektorati nuk është 6,3 milionë veta, kurse vetëm 5,1 veta.

Në treshen e parë në zgjedhjet në Bullgari u klasifikuan forca, të cilat u përkasin tre familjeve të mëdha evropiane  në Parlamentin Evropian: Partia Popullore Evropiane (GERB dhe Bashkimi i Forcave Demokratike) ,Partia e Socialistëve Evropianë (Koalicioni për Bullgarinë) dhe Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë).

Me sa duket  rezultatet nga votimi evropian do të ndikojnë  në jetën e brendshme politike të Bullgarisë. Një alternativë e qeverisjes aktuale nuk u vizatua dhe kështu teza e socialistëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare u bë jo aktuale. Në vend që të kërkojë rrëzimin e kabinetit Boisov 3, Partia Socialiste Bullgare duhet të përqendrohet mbi problemet e veta të brendshme – nga vjen prapambetja e saj aq e madhe në krahasim me partinë GERB, a ishte adekuate sjellja aq agresive ndaj qeveritarëve, kush do të marrë përsipër përgjegjësinë për rezultatet e papritura negative, mbase  uniteti i cenuar partiak do të keqësojë më tepër situatën.

Koalicioni drejtues do të mbetet në fuqi, por mund që të ketë ndryshime të brendshme. Rezultatet jo të kënaqshme të partive në koalicionin qeverisës - Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe “Ataka” mbase mund të çojnë deri në uljen e peshës së tyre në pushtetin ekzekutiv në kurriz të rritjes së autoritetit të partnerit të tretë të koalicionit  “Patriotët e Bashkuar” - VMRO. Është e mundshme gjithashtu që GERB-i të përpiqet të tërheqë në pushtetin ekzekutiv edhe përfaqësues të së “djathtës klasike”

Është e mundur që prezantimi i papritur i mirë i “Bullgarisë Demokratike” t’i shtyjë forcat e së djathtës politike të ndërmarrin hapa të reja për t’u bashkuar.

Të gjitha këtyre pyetjeve forcat e interesuara politike do t’u kërkojnë përgjigje  para zgjedhjet lokale gjatë vjeshtës. Kështu duket se pjesa e dytë e vitit politik 2019 do të jetë shumë intersante.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takimi i ministrave Ivan Kondov dhe Igli Hasani gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Për Sofjen dhe Tiranën, Korridori Nr. 8 mbetet një objektiv i përbashkët strategjik

Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..

botuar më 24-09-24 8.52.PD
Матео Пиантедози

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..

botuar më 24-09-21 7.05.PD

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD