Drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-së Audrey Azoulay vizitoi vendin tonë me ftesë të Presidentit Rumen Radev. Ndër temat e prekura në bisedimet e tyre është ajo për bashkëpunimin ndërmjet Bullgarisë dhe UNESKO-së, siç edhe për prioritetet e vendit tonë si anëtar i Këshillit Ekzekutiv të organizatës.
“Bullgaria është një shtet, i cili ka kontribuuar për zhvillimin e qytetërimit evropian dhe punon për ndërtimin e një bote më paqësore në bazë të bashkëpunimit dhe kapërcimit të dallimeve etnike fetare dhe kombëtare”, deklaroi Presidenti. Pas takimit të saj me kreun e shtetit Audrey Azoulay nënvizoi se organizata do të përkrahë themelimin e një instituti ndërkombëtar tek ne për zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme, i cili do të përqendrohet mbi studimet mjekësore. Kujtojmë se kjo ide ishte lancuar nga Rumen Radev akoma gjatë vitit 2017 në takimi e tij me Azoulay në Paris.
Në kuadrin e vizitës së vet në Sofje Drejtoresha e Përgjithshme e UNESKO-së u takua me Kryeministrin Bojko Borisov dhe me Kryetarin e Komisionit për Kulturën dhe Mediat në Kuvendinn Popullor Vezhdi Rashidov, i cili kërkoi nga zonja Azoulay mbështetje për përfshirjen e Kishës së Hekurt të Stambollit në listën e trashëgimisë botërore të organizatës (ajo është e njohur edhe si Kisha Bullgare e Stambollit). Rashidovi shpjegoi se tashmë janë mbajtur bisedime me Turqinë për këtë që kisha të jetë një kandidaturë e përbashkët e të dyja shteteve. Drejtoresha e përgjithshme e UNESKO-së Audrey Azoulay vizitoi Universitetin e Sofjes “Shën Klement i Ohrit”, ku mbajti një ligjëratë publike me temë “UNESKO-ja dhe sfidat e shekullit të 21”. Në të zonja Azoulay foli për vështirësitë para të cilave po ndodhemi sot dhe për këtë se këto vështirësi mund të kapërcehen vetëm me ndihmën e arsimit, kulturës, shkencës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Një nga problemet e mëdha është ai në fushën e ekologjisë – kërcënimi i madh ekologjik i lidhur me ngrohjen e planetit dhe humbjen e biodiversitetit botëror. Sa u përket teknologjive, problemi më i madh i lidhur me to është sesi digjitalizimi dhe intelekti artificial ndryshojnë mënyrën, në të cilën mësojmë dhe komunikojmë, sesi i ndikojnë marrëdhëniet sociale. Ekstremizmi është një sfidë tjetër para njerëzve bashkëkohorë, kurse problemi i katërt është barazia gjinore. Këto janë tema, të cilat prekin tërë botën dhe nuk mund të zgjidhen vetëm nga një shtet, shtoi Audrey Azoulay, duke shpjeguar se vendet duhet të punojnë në bashkërendim të plotë në nivel rajonal.
Në ligjëratën e saj në Universitetin e Sofjes ajo theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe të diversitetit botëror – gjë, e cila është lidhur me identitetin e kombeve. Sipas fjalëve të saj njohja e trashëgimisë kulturore zgjon interes për kulturën e të tjerëve. Ajo tha se kultura dhe trashëgimia mund të jenë faktor për zhvillimin ekonomik dhe për arritjen e paqes në pikat e konflikteve.
Në fundin e ligjëratës së vet Audrey Azoulay falënderoi Bullgarinë për angazhimin e saj ndaj UNESKO-së në fushën e kulturës.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të..