Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përmbledhja “Valle mbi Tirolin” mbledh krijues vendas dhe emigrantë

65 autorë prej 40 shteteve dhe 5 kontinenteve paraqesin fytyrën e larmishme të letërsisë bullgare tek ne dhe nëpër botë. Krijimet e tyre, të botuara në sajtin  EuroChicago.com, janë përfshirë në përmbledhjen me titull “Valle mbi Tirolin”, e cila del me përkrahjen e emigrantëve bullgar.

“Cerga shumëngjyrëshe”, “Kulla e sahatit” , “Lexuesi me porosi”, kurse tani dhe në këtë almanak të katërt – “Vallja mbi Tirolin” me vjersha të veta dhe tregime marrin pjesë siç autorë të afirmuar, kështu dhe autorë shumë pak të njohur me profesione dhe fate të ndryshme.

“Bashkë me poezinë e shkëlqyer ka dhe tregime shumë të mira, të cilat prezantojnë një ylber shumëngjyrësh prej stileve të ndryshme letrare – thotë poeti Ivajllo Dimanov, i cili e prezantoi përmbledhjen  në qendrën për shtyp të Lidhjes së Gazetarëve Bullgarë.Ajo, e cila i bashkon është dashuria ndaj gjuhës bullgare. Nuk është e detyrueshme tema për emigrantët, përkundrazi – gjysma prej autorëve jetojnë në Bullgari dhe nuk i janë afruar fare këtij problemi. Por, dhe ata të cilët jetojnë larg atdheut, janë të përmbushur nga ndjenja e dashurisë ndaj atdheut.

Elena Peeva jeton në Selanik që prej 30 vjetëve, ka disa libra të botuar dhe dekorata. Në përmbledhje merr pjesë me dy tregime, njëri nga të cilat i është kushtuar shkrimtarit amerikan me prejardhje armene Uiljam Sarojan.

Снимка“Tregimi tjetër quhet “Gender në uniformë” dhe është provokuar nga historia rreth Konventës së Stambollit” – thotë shkrimtarja. “Kjo histori është e vërtetë - nga koha, kur kam punuar si juriste, kurse heroi me të vërtetë ishte “gender”, po ta quajmë kështu. Bëhet fjalë për një rom – një njeri shumë i mirë, i cili mbledh plehrat në një lagje, por e ka pakujdesinë të veshë kapotën e hedhur të një prokurori të vrarë. Dhe që aty fillojnë ta trajtojnë si “gender” dhe ha shumë dru në polici - kjo bëhet pak pas vitit 1990. Për mua kuptimi i fjalës “gender” është njeri, i cili nuk përshtatet në jetë përmes gjinisë së vet, dhe kërkon përgjigjen e  pyetjeve dhe çështjeve të veta të pazgjidhura përmes ndërrimit të gjinisë ose të orientimit seksual. Njeriu mund të jetë gjithçka – një gabim i natyrës ose një gabim i mendjes, por kur kjo shkon në një plan të parë dhe mendojmë se, përmes një deklarate do të rregullojmë shumë gjëra në shoqëri, kjo për mua është një budallallëk. Me këtë tregim dëshmoj se një konventë nuk bën asgjë – as që zgjidh ndonjë farë problemesh”.

Darina Shnajder me baba gjerman dhe nënë bullgare e ndan jetën e vet midis të dyja vendeve. Farmaciste e diplomuar, ajo ka një përmbledhje vjershash në gjuhën gjermane, kurse e dyta në gjuhën bullgare, do të dalë gjatë verës.

“Unë nuk kam bërë përpjekje të shumta sa i përket gjuhës bullgare – bile nëna ime kurrë nuk më ka mësuar gjuhën – tregon poetesha. Çdo vit kaloja shumë kohë tek gjyshi dhe gjyshja dhe kur u bëra 12 vjeçe e kërkova nga nëna ime që të më shkruajë alfabetin dhe kështu fillova tu shkruaj atyre letra. Me kalimin e kohës gjuha m’u përmirësua dhe sikurse menjëherë gjatë vitit 2017 dolën vjershat e mia në gjuhën bullgare. Mendoj të vazhdoj, sepse gjuha bullgare më është më simpatike dhe më e përshtatshme  për vjersha – mbase sepse çdo gjë e cila është e rëndësishme, e dashur dhe më emocionon, dhe sot është në Bullgari. Fëmijët e mi kanë baba bullgar dhe kur shkel në këtë tokë, thjesht ndodhem si në shtëpinë time”.

 Pavarësisht nga gjinia dhe vendi ku punojnë, që të gjithë autorët në ndonjë farë mënyre afrohen me dukuritë, të cilat shënojnë fatin tonë modern.

“Realiteti bullgar, aq sa frymëzon  dhe zgjon nostalgji në shpirtrat e shkrimtarëve, kaq është dhe shkak për një mërzitje, sepse ata të cilët jetojnë në Bullgari kanë se për çfarë të kenë nostalgji dhe tu vij keq – thotë akoma Ivajllo Dimanov. Temat në përmbledhje janë nga më të ndryshmet – më tepër për shpirtin dhe mentalitetin e bullgarit, por dhe një revoltë të heshtur, kundrër urbanizimit, globalizimit, mungesës së rregullave. Dhe mendoj se hija e realitetit tonë korruptues varet si shpata e Demokleut  dhe autorët nuk janë dhe kaq të lumtur saqë të  brohorasin “O, sole mio!”- në qoftë se mund të shprehem kështu në mënyrë metaforike”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD