Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deljan Peevski nga DPS heq dorë nga posti i eurodeputetit

Deljan Peevski
Foto: BGNES

Deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Deljan Peevski hoqi dorë nga posti i deputetit në Parlamentin Evropian . Këtë e bëri të ditur Kryetari i Lëvizjes Mustava Karadajë. Vetë Karadajë gjithashtu do të heqë dorë nga posti i vet i eurodeputetit. “Sipas vendimit kolektiv ka nevojë më të madhe për mua në Bullgari”, komentoi Peevski para gazetarëve, duke shkuar në Parlament për herë të parë këtë vit. Ai heq dorë nga posti i deputetit në Parlamentin Evropian për herë të dytë. Për herë të parë kjo ndodhi në zgjedhjet evropiane gjatë vitit 2014.

Gjatë qershorit të 2013-ës vendimi i Kuvendit Popullor për ta zgjedhur Peevskin për shef të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” u bë shkas për protesta në masë në tërë vendin, sepse Deljan Peevski konsiderohet si përfaqësues i oligarkisë në Bullgari.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 16 prillin

Të mërkurën temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 10°. Në Sofje do të jetë rreth 7°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës në rajonet lindore do të ketë ende vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga..

botuar më 25-04-15 7.40.MD

DPS-DPS vendos nëse do të vazhdojë të mbështesë qeverinë

Udhëheqja operative e DPS-DPS u mblodh për të vendosur nëse do të vazhdonte mbështetjen e saj për qeverinë. Kjo ndodh një ditë para diskutimit të votës së dytë të mosbesimit ndaj kabinetit Zheljazkov mbi temën e korrupsionit. Para takimit, deputetja..

botuar më 25-04-15 6.48.MD
Sheshi i Centralit

Bullgaria hoqi dorë nga shitja e reaktorëve të Centralit Atomik “Belene”

Reaktorët për projektin e parealizuar për një central të dytë bërthamor bullgar - "Belene" - nuk do të shiten. Kjo u njoftua për gazetarët nga zëvendëskryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Atanas Zafirov. Ai tha se zhvilloi..

botuar më 25-04-15 3.37.MD