Deputeti nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) Deljan Peevski hoqi dorë nga posti i deputetit në Parlamentin Evropian . Këtë e bëri të ditur Kryetari i Lëvizjes Mustava Karadajë. Vetë Karadajë gjithashtu do të heqë dorë nga posti i vet i eurodeputetit. “Sipas vendimit kolektiv ka nevojë më të madhe për mua në Bullgari”, komentoi Peevski para gazetarëve, duke shkuar në Parlament për herë të parë këtë vit. Ai heq dorë nga posti i deputetit në Parlamentin Evropian për herë të dytë. Për herë të parë kjo ndodhi në zgjedhjet evropiane gjatë vitit 2014.
Gjatë qershorit të 2013-ës vendimi i Kuvendit Popullor për ta zgjedhur Peevskin për shef të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” u bë shkas për protesta në masë në tërë vendin, sepse Deljan Peevski konsiderohet si përfaqësues i oligarkisë në Bullgari.Ministri në detyrë Ivan Kondov, me ftesë të koleges së tij gjermane, Annalena Berbock, mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Berlin. Para forumit, Kondov theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore..
80 shtetas të tjerë bullgarë nga Libani u ulën në Aeroportin e Sofjes me aeroplanin qeveritar. Kështu, numri i të evakuuarve me dy fluturimet pas 30 shtatorit është tashmë 169. Fluturimin e fundit e ka mirëpritur ministrja e transportit Krasimira..
Nga data 2 deri më 20 tetor, në galerinë "Nuanca" të Sofjes do të mbahet edicioni i tretë i Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit. Ekspozita do të prezantojë veprat e 14 artistëve nga 7 vende - Australia, Bullgaria, Italia, Moldavia, Rusia, Tajvani..
Ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov kryeson delegacionin bullgar për të marrë pjesë në seancën e 45-të të Konferencës së Ministrave të Frankofonisë, e..
Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në..
Nëse zgjedhjet mbahen në fillim të tetorit, 6 parti dhe koalicione hyjnë në parlamentin e 51-të, sipas një sondazhi të Agjencisë “Market Links” të..