Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kompani suedeze zgjeron veprimtarinë e vet në Pernik

Foto: zapernik.com

Kompania suedeze TrelleborgSealing Solutions e specializuar në prodhimin e artikujve teknikë prej silikoni, hapi një bazë të vet të re në qytetin e Pernikut. Firma prodhon guarnicione për automjete, për pajisje mjekësore, sanitare, elektrike dhe shtëpiake. Me zgjerimin e bazës së prodhimit, ndaj stafit të deritanishëm prej 160 punëtorësh do të shtohen akoma 60 vende pune. Kompania Trelleborg AB ka 120 uzina në 51 shtete me mbi 24 000 nëpunës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD