Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet rekomandimet e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE. Për shkak të rëndësisë së madhe të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në secilën etapë të procesit të negocimit do të vlerësohet zbatimi i marrëveshjeve të lidhura me të gjitha shtetet-kandidate. Me vëmendje të madhe do të vëzhgojmë zbatimin praktik të Traktatit të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut, është nënvizuar në deklaratën e Ministrisë së Jashtme bullgare. Sofja do të analizojë në hollësi raportet dhe këshillat e Komisionit Evropian, me qëllim vlerësimin e besueshmërisë dhe objektivitetit të tyre.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..