Komisioni Evropian prezantoi vlerësimin e vet për katër kryeqytetet kandidate për mikpritëse të Autoritetit Evropian të Punës. Për këtë konkurrohen Sofja, Nikozia, Riga dhe Bratislava. Sofja është gati të ofrojë 3 ndërtesa për strukturën e re evropiane. Komisioni mendon se oferta e kryeqytetit bullgar u përgjigjet kërkesave paraprake. Sofja është gati të mbulojë qiranë për 18 muajt e para për ndërtesat e ofruara. Janë vlerësuar kushtet e jetesës për nëpunësit dhe familjet e tyre, mundësitë për udhëtim deri në Sofje, për arsim, për qasje në shërbimet shëndetësore dhe në tregun e punës. Pritet se vendimi i fundit do të merret në Luksemburg nga ministrat socialë të BE-së më 13 qershor.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..