Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galja Stojanova zbulon sekretet e artit të pikturimit mbi pupla

Mendohet se, pikturimi mbi pupla ka arritur deri tek ne nga traditat e lashta të indianëve. Me kalimin e kohës piktorët modern po kështu fillojnë të përdorin këtë material jo tradicional. Galja Stojanova është mbase  krijuesja e vetme në Bullgari, e cila pikturon mbi pupla.

“Si gjithmonë, gjërat nganjëherë bëhen rastësisht. Përpara 4-5 vjetëve pikturoja mbi gurë, kërkoja ndonjë farë motivesh dhe fotografish të zogjve dhe të shpendëve dhe fare rastësisht shikova pupla të pikturuara – diçka shumë interesante për mua, dhe kjo u bë sfida ime tjetër – të provoj të pikturoj mbi pupla” – i kujtohet Galja Stojanova.

Kështu fillon me pupla pëllumbash, por pas kësaj zbulon puplat e fazanit dhe të gjelit të detit, të cilat janë më të gjera dhe japin mundësi për piktura më të mëdha. Përpara se të fillohet pikturimi i vërtetë, pupla duhet të punohet në një mënyrë të caktuar.

“Duhet të spastrohet paraprakisht, pas kësaj të vendoset një astar, sepse vetë sipërfaqja është shumë e rrëshqitshme. Pikturoj me bojëra akrilike, të cilat janë me cilësi më të mirë ose me bojëra uji, kurse kur për të përfunduar pikturën, bëj një izolim nga kushtet atmosferike, që të jetë më e rezistueshme. Procesi i përpunimit nuk është dhe kaq i vështirë, por nevojitet një durim i madh dhe përpjekje, sepse sipërfaqja, mbi të cilën pikturohet është shumë e vogël, punohet me furça shumë të holla dhe ka nevojë për durim të madh, derisa të realizohet rezultat i  kënaqshëm përfundimtar, i cili me të vërtetë i meriton përpjekjet” – tregon sekretet e këtij lloji arti të pikturimit Galja Stojanova dhe tregon se, në fillim fare ka filluar të pikturojë  shpendë dhe kafshë, sepse dhe vetë autori, krijimet e të cilit ajo i ka parë në Internet (Ian Davie) ka rikrijuar pikërisht motive të tilla.


“Më vonë vendosa të përfshijë dhe diçka më të ndryshme” – vazhdon Galja Stojanova. “Me qenë se më pëlqen të pikturoj ikona, bëra disa pupla me imazhe kishtare. Kohët e fundit pikturoja vajza në veshje popullore, të cilat dolën mjaft të suksesshme. U bënë me të vërtetë shumë atraktive dhe shumë njerëz i pëlqejnë”.

Ngjyrat e theksuara, vijat tepër fine të imazheve, përpikëria e çdo një elementi deri tek i cili është afruar dora e mjeshtres, larmia e madhe e temave dhe të motiveve – e gjithë kjo i bën puplat e pikturuara një peshqesh të dëshiruar jo tradicional.  Thonë se, puplat janë një amulet i shkëlqyer mbrojtës, i cili të mbron nga syri i keq si dhe nga vendimet dhe hapat tona jo të drejta personale. Jo rastësisht konsiderohet se puplat janë një talisman, i cili harmonizon marrëdhëniet familjare dhe tërheq fatin dhe mirëqenien.

“Pikturimi mbi pupla është një lloj arti indian, por sot secili i rikrijon në mënyrë të ndryshme, në përputhje me botëkuptimin e vet” – mendon Galja Stojanova. – “Kurse mesazhi në krijimet e mia është të jemi të lirë si shpendët, të jemi më kreativë. Në art ka akoma shumë e shumë sfida të tjera, të cilat na presin”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD