Zëvendëskryetari i GERB-it Cvetan Cvetanov dha dorëheqje.
Ai largohet nga drejtoria e partisë dhe mbetet anëtar i saj i rregullt. Kjo u bë e qartë pas një bisedimi midis Kryetarit të GERB-it Bojko Borisov dhe Cvetan Cvteanovit. Në profilin e vet në Facebook Cvetanov shprehu mirënjohjen e vet për 13 vitet e punës së përbashkët në GERB: Sipas Partisë Socialiste Bullgare (BSP) tërheqja e Cvetanovit është një ripohim i fajit të tij”. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) refuzoi të komentojë dorëheqjen e tij me argumentin se nuk duan të përzihen në punët e çfarë do që të jetë partie.
Emri i Cvetanovit u përhap në hapësirën publike për herë të parë në vitin 2001. Atëherë ai u bë ndihmës operativ i Bojko Borisovit, i cili në atë kohë zinte postin e kryesekretarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë 2005-ës, kur Borisov u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sofjes, Cvetanov u bë zëvendëskryetar i bashkisë. Nga muaji korrik i vitit 2009 deri në mars të 2013-ës Cvetanov ishte Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme në kabinetin e Bojko Borisovit. Cvetanov ishte pranë Borisovit edhe gjatë formimit të partisë GERB.Në Bullgari veprojnë grupe diversante që ushtrojnë ndikim hibrid dhe janë pjesë e jetës politike të vendit, duke vepruar përmes dezinformimit. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një seance të kontrollit parlamentar, duke iu..
Shuma e mjeteve të disbursuara nga të gjitha programet operative të Bashkimit Evropian arrin në 3,3 miliardë leva (1,587 miliardë euro). Janë të lidhur kontrata për 12 miliardë leva (5,770 miliardë euro), që përbën 50% të fondeve totale. Sipas..
Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..