Qyteti Berkovica është mikpritës i edicionit të 27 të Festivalit Ndërkombëtare të Arteve “Këpucë lustrafine” (30 maj – 2 qershor). Për 1 qershorin – Ditën e Fëmijëve, është parashikuar një koncert festiv dhe dekorim i fituesve në katër pjesët e festivalit – këngë zbavitëse, valle moderne, teatër për fëmijë dhe pikturë fëmijësh.
Më 1 qershor është kulmi i edicionit të XIX të Etno-festivalit Ndërkombëtar për Fëmijë në Banjat Minerale të rrethit të Haskovos. Në forum marrin pjesë 80 grupe dhe 72 interpretues individualë, duete dhe trio nga 16 krahina dhe 38 vendbanime nga territori i tërë Bullgarisë. Mysafirë të posaçëm janë 18 grupe koreografike nga Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Maqedonia, Moldavia, Serbia, Turqia. Do të prezantohen zanate të ndryshme popullore si qepje, qëndisje, pleksje, kukulla dhe stolisje folklorike, poçari, enë të pikturuara me dorë etj. Janë organizuar lojëra argëtuese me çmime, në të cilat të gjithë pjesëmarrësit dhe miqtë e etnofestivalit do të kenë shansin e vet për të marrë dhuratë për kujtim nga festa e fëmijëve.
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon..